November 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Osmani: Familja ime politike asnjëherë as nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti. Ajo nuk e udhëhoqi sot seancën ku Qeveria në krye me bashkëpartiakun e saj, Avdullah Hoti, mori 61 vota.

Osmani një ditë më parë propozoi qeveri transitore deri në zgjedhje të reja, ndërkohë sot tha se: “Familja ime politike asnjëherë as nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi”.

Presidenti i vendit, sipas Kushtetutës, është figurë unifikuese, por roli i Thaçit në formimin e Qeverisë Hoti u konfirmua sot gjatë dhe pas seancës së Kuvendit.
Haxhi Shala, deputeti i Nismës, tha se është bindur të votojë pro Qeverisë Hoti nga “presidenti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj”. Ndërkohë, ky i fundit shpjegoi se mbrëmë ishin bashkë me presidentin në shtëpinë e Shalës.

 

Related posts

Rrëmbehet nga dy burra një vajzë në Istog, babai raporton rastin

dardanianews

Fakte, dëshmi, vitet e mbrapshta!

dardanianews

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një …

dardanianews