17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Përplasen për një shkrim, Astrit Gashi paralajmëron padi ndaj Glauk Konjufcës

Themeluesi i Gazetës Blic, Astrit Gashi, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Ai madje ka paralajmëruar padi ndaj Konjufcës për shpifje, pas akuzave të këtij të fundit lidhur me financimin e Gazetës Blic.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovë, E pashë në portalin Gazeta Blic një lajm të rremë. Ky pretendim me titullin: “Konjufca i del përballë thirrjes së ambasadës amerikane – s’ka nevojë të na mbajë leksione askush” – është i pavërtetë. Dhe është shkrim i sponsorizuar në formë të shpifjes me paratë e ndyta të korrupsionit të pushtetit të vjetër. Unë nuk kam dhënë intervistë për këtë portal dhe për asnjë tjetër mbi këtë temë. Gazetaria e ka kodin e vet të etikës. Prandaj shpifje të tilla veç pse të ofrohet një duq me para të ndyta – janë të neveritshme. Gazetaria duhet ta ketë imunitetin e nevojshëm profesional nga paratë e hajnisë që e financojnë shpifjen dhe propagandën. Nëse portali Gazeta Blic nuk e tërheq këtë gënjeshtër dhe të më kerkojë falje publike, atëherë do ta padis në gjyq për shpifje”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ndërkaq, Gashi në reagimin e tij shkruan se Konjufca me qëllim të denigrimit dhe cenimit të imazhit të kësaj gazete ka shpifur për një lajm që vetë Konjufca e ka thënë në një televizion.

Glauk Konjufca po shpif dhe genjen dhe per kete arsye do te perballet me nje padi civile ne gjykate per tentim njollosje…

Posted by Astrit Gashi on Friday, June 12, 2020

Related posts

Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë! VOTONI Po apo Jo?

dardanianews

Tragjike, dje kishte nisur punën si kamerier, plumbat i morën jetën 20-vjeçarit në Velipojë

dardanianews

Toka s’gjen qetësi! Regjistrohen lëkundje tërmeti në Tiranë e Durrës

dardanianews