January 9, 2026
DardaniaNews
Shëndetësi

Gjendet ‘pika e dobët’ e Covid-19

Dy shkencëtarë kanë zbuluar një trajtim të mundshëm terapeutik për COVID-19.

Science Daily” raporton se ekspertët testuan një agjent terapeutik kundër coronavirusit dhe zbuluan se 3CLpro (C30 endopeptidaza) është një enzimë thelbësore në zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.

Në studimin e publikuar në revistën mjekësore “Science Translational Medicine”, thuhet se kjo enzimë është një frenues i proteinazës dhe bllokon riprodhimin e coronavirusit in vitro dhe përmirëson mbijetesën tek minjtë e infektuar nga MERS-CoV.

Këto proteaza të ngjashme me coronavirusin 3C, të njohur si 3CLpro, janë objektiva të forta terapeutike sepse luajnë role jetike në replikimin e koronavirusit.

Studimi i kryer mbi minjtë tregoi se ky frenues i koronavirusit (3Clpro) bllokoi përsëritjen e koronaviruseve MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 tek njerëzit.

Sipas shkencëtarëve, një ndikim i tillë në “pikën e dobët” të virusit bën të mundur bllokimin e riprodhimit jo vetëm të MERS, por edhe të virusit korona MERS-CoV dhe SARS-CoV-2. Yunjeong Kim dhe Kyeong-Ok “KC” Chang janë dy virologët në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare në Universitetin Shtetëror Kansas që kanë publikuar studimin.

Këto gjetje duhet të studiohen më tej si një terapeutik i mundshëm për coronavirusin.

 

Related posts

Kjo është simptoma e “e heshtur” e kancerit që mund ta dalloni në shpinë 18.02.2023

dardanianews

Alarmante, kaq persona me koronavirus në gjendje të rëndë në Infektivë

dardanianews

Ç’të bësh kur ti do të bësh seks, por partneri jo

dardanianews