July 6, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Serbia ndalon me ligj përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në Preshevë

Autoritetet serbe ndalojnë përdorimin e flamurit kombëtar në Luginën e Preshevës, madje ato familje që përdorin flamurin kombëtar në dasma a tubime të ndryshme, do të gjobiten nga shteti serb.

Shqiptarët atje janë pakicë e vetme që nuk u lejohet përdorimi i simboleve kombëtare me ligj.

Lidhur me këtë akt, reaguan institucionet lokale nga viset e banuara me shqiptarë.
Kështu, një reagim ndaj këtij akti pati Nazmi Hajredini, kryetar i OVL UPÇMB-së, i cili kishte përjetuar vetë këtë akt, duke penguar përdorimin e flamurit në një festë familjare të tijin.
Kundër një vendimi të tillë të shteti serb kanë reaguar edhe përfaqësues tjerë lokalë.
Për shkak të veprimeve të tilla represive nga shteti serb, shumë shqiptarë nga atje janë detyruar të migrojnë.

 

 

 

Related posts

Tragjedi në futboll: Pësoi infarkt në fushë, lojtari ndërron jetë në spital

dardanianews

Bledi Mane ofendon influenceren Dea Mishel, Duma ndërhyn dhe i ndërpret fjalën: Nuk ta lejoj këtë gjuhë në studio, do të të nxjerr jashtë

dardanianews

Temperatura të larta në javën e dytë të korrikut, IKSHPK tregon se si duhet mbrojtur nga të nxehtit

dardanianews