February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Humb Tiani i vogël nga Tërpeza e Malishevës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Tian Krasniqi, djaloshi vetëm dy vjet e gjysmë nga Malisheva, ka humbur që nga pasditja e djeshme.

Familjarët me anë të disa postimeve në Facebook, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për kërkime dhe për gjetjen e tij.

ë kërkim të tij janë një numër i madh bashkëfshatarësh të cilët kanë dalë në ndihmë të familjarëve.

Postimi i plotë i familjarëve:

Që nga orët e pasdites, ka humbur Tiani nga lagjja Lahaj e fshatit tonë Tërpezë Komuna e Malishevës.

Tian Bujar Krasniqi, dy vjeç e gjysmë ka humbur edhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Në kërkim të tij janë një numër i madh i bashkëfshatarëve të cilët kanë dalur ta kërkojnë.

Poashtu, u bëhet apel të gjithë atyre që mund të ndihmojnë për gjetjen e Tianit sa më shpejtë. Kërkohen edhe vullnetar që të ndihmojnë në kërkimin e fëmijës që ka humbur.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë, ju lutem kontaktoni numrin: 045689923, Nexhat Krasniqi.

Mehdi Krasniqi

6 orë më parë

Kërkimet për Tianin e vogël nga Tërpeza e Malishevës jemi duke i vazhduar bashkë me vullnetarët edhe në këto orë të vona të natës.
Tiani ende nuk është gjetur.
Luten të gjithë ata që dinë gjë për të ose mund ta kenë parë, të lajmërohen dhe të na japin informacione të cilat mund të na ndohmojnë.

-1:02

Fotografia e Mehdi Krasniqi
Fotografia e Mehdi Krasniqi

 

Related posts

Incizim: Bllaca para gjyqtarit serb i referohet vetes si agjent i BIA-s, krenohet se ka përgaditë skica

dardanianews

Fakte që bota duhet të dijë për Vladimir Putin

dardanianews

Adi Krasta: Faqezinjtë po udhëheqin Shqipërinë, dua pasaportën e Kosovës

dardanianews