10.1 C
New York
April 18, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Komentatori skandaloz, Kosta Grillo: Jam me Zvezdën, tifozët e Tiranës janë kundër Edi Ramës

Komentatori skandaloz i RTSH, Kosta Grillo, i cili njihet si një tifoz i skuadrës së Crvena Zvezda, skuadër që do të përballet me Tiranën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ka dhënë së fundmi një intervistë për median serbe “Novosti”, ku është shprehur se nuk do e ketë të lehtë të zgjedhë se cilën skuadër do të mbështesë më 25 gusht.

Gjithashtu, Grillo ka dhënë edhe disa informacione për Tiranën dhe tifozët bardheblu.

“Nuk do të jetë e lehtë për mua të vendos se kë do të mbështes në këtë ndeshje. Unë jam një tifoz i madh i Crvena Zvezdës, por tani nuk e kam të lehtë vendimin”.

“Për momentin askush nuk po flet për ndeshjen me skuadrën serbe, pasi po festohet fitorja me Dinamo Tbilisi. Përgatitjet për ndeshjen me Crvena Zvezdën do të fillojnë pak nga pak. Nga sot do të fillohet të flitet për ndeshjen. Presidenti Halili dha 100 mijë euro për fitoren ndaj Dinamos, jam i sigurt që do dyfishojë premion për fitoren në ndeshjen tjetër”.

“Tifozët e Tiranës janë ndër më agresivët dhe më të famshmit në Shqipëri, gjithashtu janë kundër partisë së Edi Ramës. Unë e dua Dule Saviçin dhe kjo është arsyeja pse mbështes Crvena Zvezdën.”, u shpreh Kosta Grillo.

 

 

Related posts

“Sputnik”: Gjermania po shkel ligjin, po armatos Kosovën me raketa anti-tank, G-36 dhe Leopard 2

dardanianews

Leonora me veshje glamuroze lutet të kalojë koronavirusi

dardanianews

Ish-truproja e Rugovës tregon se si para 28 vjetësh një serb tentoi ta mbyste Presidentin Histotrik!

dardanianews