November 6, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hetuesit e Speciales “zbarkojnë” në zyrat e gazetës Infokus

Hetues nga Gjykata Speciale para pak çasteve kanë “zbarkuar” në zyrat e Gazetës Infokus në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se ata kanë kërkuar kopjen e dosjeve të marra nga OVL  së UÇK-së, në të cilat ka emra të dëshmitarëve.

Hetuesit kanë qëndruar për një kohë brenda zyrave ndërsa kanë arritur që ta marrin dosjen e njëjtë të cilën e kanë marr një ditë më parë në zyrat e OVL së UÇK-së.

Rikujtojmë se gazeta Infokus ndonëse ka poseduar gjithë materialin, ajo nuk ka publikuar asnjë detaj nga ato dosje.

Drejtuesit e organizatave të veteranëve të luftës dje kanë pohuar se dosjet janë shpërndarë në disa media./IndeksOnline/

Related posts

Sondazh: cilin nga këta dy do e votonit?

dardanianews

Xhuli në PDK? Flet para Vlora Çitakut e Blerta Deliut

dardanianews

Ndahet Grida Duma nga i dashuri, i bën “diss” publikisht!

dardanianews