26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

A do të mbahen dasmat sivjet? – Flasin nga Ministria e Shëndetësisë!

Që nga 30 prilli kur Ministria e Shëndetësisë prezantoi një plan me tri faza të hapjes së ekonomisë cili ahengjet i pozicionoi në fazën e tretë që ka nisur në fillim të këtij muaji, nuk ka më ndonjë njoftim nga ky institucion se a do të lejohet mbajtja e tyre apo jo.

Ndonëse qershori ka qenë muaji i cili rivlerëson situatën me COVID-19 për mbajtjen e ahengjeve, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë marr ende ndonjë rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.Në lidhje me këtë, për Insajderin, ka folur edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

Ai tha se kjo çështje ka mbetur sipas planit për hapje graduale.“Çështja e ahengjeve ka mbetur sipas Planit për hapje graduale të rivlerësohet tani në qershor. Vendimi për to do të merret bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, i ka thënë ai shkurt Insajderit.

Ndërkohë, për mos lejimin e ahengjeve kanë reaguar shumë artisë, pronar të restoranteve e biznese të tjera që varen nga to.

Më i zëshmi ndër artistët ka qenë këngëtari Labinot Tahiri.Ai po ashtu pati paralajmëruar protestë nëse Qeveria nuk e lejon mbajtjen e ahengjeve.“Ta merrni seriozisht këtë çështje se do të thërras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj për protesta të partive por për jetën e qytetarëve. A e dini se afro 30.000 punëtor staf mbesin pa punë sa i përket restoranteve kush ju jep para për muajt që i humbin? Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoranteve dhe të diskotekave!”, kishte shkruar Labi.

Ndërkohë, shumë artistë kishin përkrahur Labin në këtë deklaratë. Ndërsa kishte pasur nga ata që edhe nuk u pajtuan me të dhe me idenë e tij.Po ashtu, së fundmi këngëtari Afrim Muqiqi, ka thënë se dasmat nuk guxojnë të mos mbahen, duke u bazuar në atë se sipas tij, buxheti i Kosovës mbushet pikërisht nga mbajtja e dasmave.

 

Related posts

Biden jep lajmin e mirë për Ukrainën

dardanianews

Korporata “Rugove” dhe Libraria “Buzuku” dhurojnë donacion për Klinikën e Logopedisë në QKUK

dardanianews

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt i ashpër me Thaçin e Veselin: Ju ‘trimat’ e dikurshëm, mos dukeni rrenca dhe keqbërës, por ballafaqohuni me drejtësinë

dardanianews