17.5 C
New York
June 10, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

A do të shkarkohet Ministrja Hykmete Bajrami?

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, në emisionin “Raport” ka thënë se përgjegjësia për rrëzimin e Qeverisë bie mbi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se gjithashtu është duke u planifikuar që në vendet rurale të shndërrohen në çerdhe disa shkolla që janë të pashfrytëzuara. Tutje Bajrami ka thënë se përgjegjësia për rrëzimin e Qeverisë bie mbi Kurtin, e jo mbi LDK-në.

Se askush nuk mund ta mohojë, që në qoftëse ne do ta kemi një Qeveri, e cila qeverisë 50 ditë apo 100 ditë dhe nëse çdo gjashtë muaj kemi zgjedhje, që kjo nuk ka pasoja. Të gjithë e dinë se ka pasoja. Por, unë mendoj se as unë dhe as partia ime nuk ishim përgjegjëse sepse ishin veprimet e partnerit tonë të koalicionit të cilat çuan drejt inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dhe përgjegjësinë këtu duhet ta mbajë kryeministri dhe jo LDK-ja. Arsyeja ka qenë raportet me SHBA-në, mirëpo ajo pika kulminante ishte shkarkimi i njëanshëm i z. Veliu, për shkak gjoja të një deklarate e cila ishte e pakoordinuar”, ka thënë Bajrami.

Kujtojmë se për deklarata të ministrit Veliu, të cilat bienin ndesh me qeverinë, Kurti e shkarkoi atë nga pozita e ministrit. Gjithashtu shkarkim pati edhe për ish zv/kryeministrit Avdullah Hoti. Edhe një shkarkim i mundshëm për ministren Bajrami, nuk do të ishte befasi nëse nisemi nga Veliu dhe Hoti.

 

Related posts

Profesori Smaka tregon bisedën me Thaçin për marrëveshjen me Serbinë dhe kur mund të bëhet korrigjimi i kufijve

dardanianews

Arresti shtëpiak/ Armina Mevlani komenton situatën e Sali Berishës: Kjo është diçka

dardanianews

Nuk tërhiqen serbët, ende po qëndrojnë në Jarinje

dardanianews