July 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

TOMË GASHI: MILAIM ZEKA ËSHTË KUJDESTAR QË PËRDORET NGA TË GJITHË PËR QËLLIME POLITIKE

Avokati Tomë Gashi ka thënë se ish-deputeti Milaim Zeka është kujdestar që përdoret nga të gjithë.

“Milaim Zeka që faktikisht përdoret prej të gjithëve, është një kujdestar që shumica e përdorin për qëllime të tyre politike”, ka thënë Gashi në RTK, transmeton Insajderi.

Debati i ashpër ndërmjet tyre ka nisur ditë më parë, kur të dy ishin në një emision televiziv e ku i ftuar ishte edhe Nol Nushi i PSD-së.

Ky i fundit dhe Gashi debatuan me tone të larta, saqë pas emisioni Zeka kishte thënë se të njëjtit janë përleshur fizikisht.

“Ne kemi debate deri në atë pikë kur Noli ka fillu me u merr me djalin tim”, ka thënë sot Gashi në RTK.

“Milaim Zeka është personi që nuk do të duhej fare t’i komentonte këto sepse ai e di që nuk ka pas kontakte fizike. Ai duke e keqpërdor mundësinë e portale, ka thënë kinse ka pasur përleshje”.

Ish-deputeti Zeka edhe dje po në RTK ka folur rreth kësaj çështjeje.

“Tonë Gashi për turpin më të madh, duke qenë edhe si avokat fyn, denigron në studio. Ia bojke Nul Nushit, a i ke ngja nanës a motrës, fyerjen që ia ka bërë pas përfundimit të emisionit ka qenë shokim, me i thanë një avokat, Nol Nushit, në prezencën tonë, që ty të kanë përdhunu në zyret e VV-së është akuzë shumë e rëndë”, ka thënë dje Zeka, shkruan Insajderi.

Gashi sot nuk i është përgjigjur këtyre akuzave, por ka thënë se “Milaim Zeka është një ‘znaçkë’, ashtu siç i ka thënë edhe Kadri Veseli./GazetaInsajderi/

Related posts

Parim Olluri paralajmëron një mega skandal: Video pornografike e njeriut të afërt të Kurtit?

dardanianews

Milaim Zeka publikon dokumentin që po ‘trembet’ Albin Kurti: Ja kush e ka shkruar, shihni ‘marrëveshjen e dhimbshme’

dardanianews

A e keni ditur që hudhra e shëron këtë virus

dardanianews