18.6 C
New York
September 19, 2026
DardaniaNews
Lajme

A e rrahën vërtetë policët e Kosovës brenda burgut Naim Murselin?

Për pretendimet e babait të Naim Murselit se djali i tij është rrahur brenda burgut nga zyrtarë policorë, ka folur drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoxha ka thënë se është e ndaluar që zyrtarët policorë të marrin informacione përmes përdorimit të forcës dhe thotë se kushdo që ka pretendime të tilla mund t’i drejtohet Policisë dhe IPK-së.

Drejtori i Policisë ka thënë se nuk beson që policët e Kosovës kanë shkuar në një nivel të tillë, duke qenë se ka dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij.

“Zyrtarët tonë s’lejohet të marrin informacione përmes përdorimit të forcës. Është e ndaluar dhe përbën vepër penale. Dikush që ka pretendime të tilla lirisht le të kontaktojë Policinë apo IPK-në i cili do të trajtoje hollësisht një pretendim të tillë. Nuk i inkurajojmë veprime të tilla brenda institucionit të Policisë. Si menagjment do t’i gjykojmë dhe ndjekim për nxjerrjen e të vërtetës. Nuk besoj që policët tanë kanë shkuar në këtë nivel. Ka pasur dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij”, ka thënë Hoxha.

Related posts

Ekskluzive: Djali i Adem Jasharit i shtrirë në QKUK, i shpëton më të keqes

dardanianews

Gazmend Halilaj: Derisa neve na vinte era gjak, në Shtabin e Rognerit, behëshin lista për eleminimin e kundërshtarëve politikë

dardanianews

Luiz Ejlli: Po të isha kryeministër, babait që abuzoi vajzën do t’ia lidhja vetë litarin

dardanianews