18.5 C
New York
August 21, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

A është Skender Hyseni i propozuari për kryeministër, flasin nga LDK-ja

Në disa media mëngjesin e sotëm u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgoj të presidenti Hashim Thaçi, emrin e Skender Hysenit si mandatar për formimin e Qeverisë. Por këtë lajm e mohoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi për mediat vendore tha se këto lajme nuk janë të vërteta.

Nuk janë të vërteta këto, nuk kemi pasur diskutim”, tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, LDK para disa ditësh ka thënë se ekziston vullneti që nëse u jepet mandati ta formojnë Qeverinë në një koalicion të mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet jo shumicë në Kuvend.

Related posts

Gjuetari kërcënon me jetë fotografin e natyrës, Arian Mavriqin

dardanianews

Lajm i mirë/ Nis në shtatë shtete testimi për vaksinën e parë në botë kundër kancerit të mushkërive

dardanianews

Lajmi i fundit: termet në vendin tonë

dardanianews