14.7 C
New York
October 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Djemtë m’i paskan vra, e pash gjakun në këmishën e Demushit”: Gani Geci tregon histori dhe përjetime të dhimbshme me nënën Rabë

Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti Gani Geci, pas debatit që u bë për nënën e Ramush Haradinajt, ku deputetja e LVV-së Fitore Pacolli, ka thënë se është shëruar jashtë shtetit dhe për këtë ka fajësuar Ramush Haradinajn, ka folur nënën e tij, nënën Rabë.

Geci përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar për nënën e tij, ku ka treguar disa ngjarje që i ka përjetuar ajo gjatë kohës së luftës.

Geci shkruan për vitin 1995 kur forcat serbe i kishin rrahur vëlelzërit e tij në Klinë të Epërme të Skenderajt, Fadilin dhe Haxhiun.

Ai tregon se Demush Dragaj kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe u kishte treguar, por duke u dhënë ndihmë këmisha e tij ishte mbuluar me njolla gjaku.

E këtë e kishte pa nëna Rabë dhe duke mos i besuar Demushit ishte nisur drejt për në Skenderaj.

“Nana Rabë nuk i besoj dhe u nis për në Skenderaj, e zbathur, kot i thoshte Demushi se djemtë janë gjallë. Jo i paskan vrarë, e pash gjakun në këmishë të Demushit du me shku me i pa djemtë, e me ju ra fytyrës thoshte nëna Rabë”, shkruan Geci.

Ai tregon se nëna Rabë gjithmonë rrike deri vonë për të pritur djemtë e saj derisa ktheheshin dhe u zgjojke herët për të shikuar mos po rrethohen nga forcat serbe.

“Po ashtu nana Rabë pas aksionit të parë kundër forcave serbe edhe pse unë nuk i kisha treguar se kisha kry aksion parë por ajo pasi kishte pa hilikopterin që ishte sillur nëpër Llaushë vet i kishte shkuar mendja dhe gruas time ja kishte kërkuar të gjitha rrobat e mija qe i kam pas veshur edhe çorapët, këpucët, jakne të gjitha dhe i kishte futur në një thes, e në atë thes e kishte futur edhe një guri dhe natën e kishte thirr njërin nga djemtë më te rinj Nehatin dhe thesin me rroba dhe me guri brenda e kishte gjuajtur në lumin Klina që kalon nëpër fshat”, shkruan tutje Geci.

Më poshtë shkrimi i plotë:
Të gjitha nënat në raportin nanë-femijë janë të njejta

Por ka disa nëna kanë hjekë ma shumë me vite kanë nejt pa gjumë duke pritur në dritare kur a po ju kthehen bijtë e gjallë a te vdekur.

Në vitin 1992 në fshatin Klinë e epërme forcat serbe rrahën brutalisht vëllezërit e min Fadilin dhe Haxhiun për fjalën Skenderaj dhe në shtëpinë tonë erdhi për të na treguar Demush Dragaj nga fshati Leqinë.

Demushi nuk e kishte vërejtur këmishën e tij që ju kishte bërë me njolla gjaku duke u munduar të ua jep ndihmën e parë vëllezërve të mij.

Nana Rabë e vrejti gjakun edhe i tha Demush tregom pash Zotin drejtë a i kanë vra, a janë gjallë?

Gjallë janë pasha Zotin!

Nana Rabë nuk i besoj dhe u nis për në Skenderaj, e zbathur, kot i thoshte Demushi se djemt janë gjallë.

Jo i paskan vrarë, e pash gjakun në këmishë të Demushit du me shku me i pa djemt, e me ju ra ftyrës thoshte nana Rabë.

Me vite të tëra ka nejt zgjuar në mbrëmje, duke i pritur djemt apo i kthehen gjallë në shtëpi, e është zgjuar heret gjdo mengjes duke i ruajt djemt për ti pa se mos po vin forcat serbe.

Po ashtu nana Rabë pas aksionit tē parë kundër forcave serbe edhe pse unë nuk i kisha treguar se kisha kry aksion parë por ajo pasi kishte pa hilikopterin që ishte sillur nëpër Llaushë vet i kishte shkuar mendja dhe gruas time ja kishte kërkuar të gjitha rrobat e mija qe i kam pas veshur edhe çorapët, këpucët, jaknene të gjitha dhe i kishte futur në një thes, e në atë thes e kishte futur edhe një guri dhe natën e kishte thirr njërin nga djemt më te rinj Nehatin dhe thesin me rroba dhe me guri brenda e kishte gjuajtur në lumin Klina që kalon nëper fshat.

Ka nëna që i kan pa me syt e tyre që farcat Serrbe ua kan vra nga katër Djemë e nipa e mesa prandajë nuk janë njejtë për nga perjetimet të gjitha nënat.

Related posts

Lajmi i fundit: Lëkundje tërmeti e fortë në vendin tonë

dardanianews

Ky është drenicasi 69 vjeçar që po kërkon ndërtimin e Kishës Katolike në Skenderaj

dardanianews

HOXHAJ: KURTIN E “FUS NË XHEP” PËR ÇDO DEBAT

dardanianews