January 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“A po don me protestu i merr 5 euro”? Një person tregon si i pagua sot në “provën” për protestë të organizuar nga VV

Sot është organizuar një “provë” për protestë në sheshin Skënderbeu afër qeverisë së Kosovës.

Kjo “provë”, për protestë  është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje gjë që është konfirmuar edhe nga aktivisti i kësaj partie, Valdrin Ahmeti i cili ka paralajmëruar se do të rritet numri deri në 1500 ditët e ardhshme, shkruan lajmi.net.

Por, një qytetar pjesëmarrës në këtë protestë ka treguar se për t’iu bashkangjitur protestës iu kanë ofruar 5 euro.

I njëjti ka rrëfyer se një person me çantë ushtrie i ka thënë se do t’i marrë 5 euro nëse proteston në shesh, para të cilat nuk i ka marrë më pastaj.

“Më kanë nalë, më thanë a po don me protestu për Albin Kurtin, iu thash a marr najsen bonus, më thanë po i merr 5 euro, një djal me një çantë të KFOR-it, i kam videot në protestë, unë hina në pikë të kuqe, paret nuk na i dhanë, veç na kanë drejtuar kah jemi ardhur, askush s’na ka tregu që duhet në zyre me ardh me i marrë paret”, tha qytetari.

Video e cila po çarkullon në rrjetet sociale është siguruar edhe nga Lajmi.net, më poshtë mund ta ndiqni të plotë:

Related posts

“Flirte e lojëra online nga qelia”, shqiptari i dënuar për vrasje në Angli, video live në TikTok nga burgu

dardanianews

A do të bëhet deputeti i LDK-së, pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit?!

dardanianews

Pamje ekskluzive nga rrahja e mjekut Iljasa Fazliu në Gjilan, dyshohet se abuzoi me 5-vjeçaren me autizëm

dardanianews