12.9 C
New York
April 24, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Alarmon Gani Geci: PDK-LVV po duan shkatërrimin e LDK-së përmes këtyre personave, a kanë një marrëveshje të fshehtë?

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka alarmuar anëtarët dhe simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se po bëhet një marrëveshje e fshehtë për ta shkatërruar LDK-në.

Geci, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se partitë e majta po synojnë të shkatërrojnë LDK-në, duke aluduar këtu të PDK-ja dhe Hashim Thaçi si dhe të Lëvizja Vetëvendosje me në krye liderin e tyre, Albin Kurtin.
Madje Geci ka kërkuar nga anëtarët e LDK-së që ta mbrojnë partinë e tyre, partinë e Ibrahim Rugovës nga partitë e majta.

Gëci në shkrimin e tij thotë se projekti për shkatërrimin e LDK-së ka filluar nga vitet e 90-ta.
E qiten në letër një projekt Hidajet Hyseni dhe Regjep Qosja gjatë rrugës prej Shtutgardi për në Zyrich në vitin 1995 projektin e shkruan në letër por pa sukses. Vazhdimi i projektit pas lufte me vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe prapë pa sukses, përzënia e militantëve djathtist nga LDK në kuvendin e VI të LDK-së në vitin 2006 Kuvend në të cilin aso kohe së bashku ishin Qosja, Thaçi, Hidajeti, Vetoni e Batoni sponsor medial që sponsorizuan dhe e gjiruan live në KTV e Koha Ditore kuvendin e VI por prapë pa sukses por si shpërblim u futen në LDK anëtarët e UJD-it e të Orës Teuta Sahatçiu e disa te tjerë tani goditja e fundit për shkatërrimin e LDK-së është bashkëpunimi i fshehtë në mes LVV $ PDK për vazhdim e projektit të vitit 1995 Rexhep Qosja, Hidajet Hyseni dhe projekti i tanishëm është gëlltitja e LDK nga VV duke e sha e fye LDK-në në mënyrë tinëzare si mbështetëse e Hashim Thaçit”, shkruan Geci, përcjell gazeta “Bota sot”.

Geci thotë se LDK-ja nuk është e Isa Mustafës dhe e asnjë individi, por është e atyre që shkrin mendjen dhe dhanë gjakë e djersë për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës.

Ai tutje thekson se shkatërrimi i LDK-së po synohet të ndodh përmes Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës.

Postimi i plotë:

Marrveshjet e mshefta të partive te majta politike për ta shkatrruar LDK-en.TAKIMI THAÇI-KURTI Të dashur anëtarë dhe…

Posted by Gani Geci on Wednesday, April 1, 2020

Related posts

Daut Haradinaj: Nuk do t’ua pranoja testet Serbisë, edhe sikur me mi ngjallë vëllezërit

dardanianews

Zjarr sonte, krejt çka pritet të ndodhë në natën Prime

dardanianews

Lufta drejt fundit, çfarë paralajmëron diplomati ukrainas?

dardanianews