November 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ambasadori amerikan Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një shkrimi në Twitter ka mbështetur seancën e nesërme që do të mbajë Kuvendi i Kosovës, për të votuar mocionin e votëbesimit për Qeverinë Kurti.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

Ambasadori Kosnett tregon se sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është e rëndësishme që të respektohet kushtetua e vendit nga Kuvendi dhe institucionet e tjera.

“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Related posts

Gruaja e George Floyd i drejtohet mediave, me vete kishte marrë edhe të bijën – nuk mund të ndalte lotët derisa fliste

dardanianews

Skandaloze: Qytetari nga Tirana – Të hapen kufijtë, të dëgjojmë muzikë serbe se na ka marrë malli

dardanianews

Big Brother” futet në kategorinë e kanaleve për të rritur, mund ta shikoni vetëm me kod

dardanianews