May 2, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Albulena Haxhiu e ashpër me LDK-në: Nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se krerët e LDK-së, nuk dëgjojnë popullin dhe as anëtarësinë e tyre.

Ajo ka shkruar në Facebook, se krerët e LDK-së nuk po mund të shkëputen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e PDK.

Postimi i plotë:

Mocioni i nesërm për rrëzimin e Qeverisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, e sidomos në kohën kur po përballemi me virusin corona që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë luftojnë për jetën apo janë të prekur nga ky virus, do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN!

Fatkeqësisht krerët e LDK, nuk dëgjojnë popullin dhe as anëtarësinë e tyre.
Ata nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!

Related posts

Lajm “tronditës”, profesori tregon kush e vendosi emrin e Ibrahim Rugovës në “listën e vdekjes”

dardanianews

Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

dardanianews

Bisedimet SHBA-Kinë në Romë, The Guardian zbulon çfarë u negociua në takimin që zgjati 7 orë

dardanianews