17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga BotaShëndetësi

Amerikani bëhet njeriu i parë në botë që i vendoset zemra e derrit

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara është bërë personi i parë në botë që i është vendosur një zemër derri, e cila është e modifikuar gjenetikisht.

David Bennett, 57 vjeç, është në gjendje të mirë tri ditë pas procedurës eksperimentale që zgjati shtatë orë në Baltimore, thonë mjekët.

Ky transplantim cilësohej si shpresa e fundit për ta shpëtuar jetën e amerikanit, ndonëse ende nuk është e qartë se cilat janë gjasat afatgjata për mbijetesë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

“Ishte ose vdis, ose bëje këtë operacion. E di se është një e shtënë në errësirë, por ishte zgjedhja ime e fundit”, tha Bennett një ditë para se t’i nënshtrohej operacionit.

Mjekëve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it iu dha leje e posaçme nga rregullatori shëndetësor amerikan për këtë procedurë, me arsyetimin se nëse një gjë e tillë nuk do të lejohej, burri do të kishte vdekur.

Kirurgu Bartley Griffith tha se ky operacion do ta sjellë botën një hap më afër zgjidhjes së problemit të mungesës së organeve. Kjo krizë nënkupton se 17 njerëz vdesin në ditë në Shtetet e Bashkuara duke pritur për transplantim organesh, ndërsa më shumë se 100.000 raportohet se janë në listën e pritjes.

Related posts

Fjalët prekëse të shoqes në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan

dardanianews

Gati plani për qeverinë e re, ja kur do të bëhet

dardanianews

Viva Fresh i dërgon punëtorët me zor në shtëpi, nuk ua jep as paratë e premtuara nga Qeveria

dardanianews