5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Baton Haxhiu: Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq kanë bërë marrëveshje për pozitën e Veton Surroit

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth kandidaturës së Veton Surroit për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, duke thënë se ka një marrëveshje mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për mbështetjen e Surroit.

Ai në një opinion ku hedh kritika të ashpra për mënyrën se si po dialogun Kurti me Serbinë, Haxhiu thotë se Kurti do që t’i japë pozitë një njeriu që ka pasë qëndrime të prera anti-kombëtare, duke iu referuar Surroit.

“Fillimisht, politika e Albin Kurtit ndaj Serbisë nuk ka asnjë lidhje me përpjekjen për vendosje të reciprocitetit ndërshtetëror. Këtë e besojnë vetëm torollakët e partisë që ua kryen avokaturën gjyqtari i Sllobodan Millosheviçit deri në vitin 1993. Në fakt, të njëjtit janë aq të ulët sa në heshtje e pranojnë edhe marrëveshjen Kurti-Vuçiq për emërim të Veton Surroit si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal”, shkruan Haxhiu.

“Pra, bëhet fjalë për afirmim të personit i cili për më shumë se 30 vite, sipas Albin Kurtit, ka mbajtur qëndrime të prera anti-kombëtare duke filluar nga mbrojtja e ndryshimeve kushtetuese, mbështetja e koalicioneve opozitare anti-Kosovë si Demos e Zajedno të Serbisë kundër Ibrahim Rugovës, pjesëmarrja në projektin e Millosheviqit për të zëvendësuar Bujar Bukoshin me vetë Surroin si Kryeministër të Qeverisë në Ekzil e deri te dorëzimi pa kushte me ditë të parë në Rambuje kundër përpjekjeve të Rugovës dhe Thaçit për avancim të disa klauzolave me rëndësi jetike në atë marrëveshje”.

Megjithatë, thotë Haxhiu, kjo e bën të qartë se anëtarësia e kësaj partie i është nënshtruar pa kushte interesave personale dhe kultit të udhëheqësit shpirtëror në dëm të interesave kombëtare.

Gazetari Haxhiu këtë e quan dorëzim të rëndë derisa vendimet e Qeverisë për targat dhe dokumentet e Serbisë i cilëson si “masa vocërrake” që s’bëhen masa reciprociteti me Serbinë.

“Albin Kurti thjesht, ashtu siç e ka zakon nga shkolla e mesme, është duke gënjyer hapur të gjithë pa i lëvizur fija e qerpikut”.

Related posts

KËSHILLTARJA E KURTIT OFENDON MINISTRIN ARBEN VITIA

dardanianews

Albulena Haxhiu paralajmëron padi për shpifje ndaj ish-deputetit Milaim Zeka

dardanianews

Vetëvendosja merr 50.3% të votave, pas vendimit të fundit të PZAP

dardanianews