June 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm, Lladrovci thërret qytetarët të respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sot e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kërkon nga qytetarët të respektojnë vendimin e Qeverisë, deri në një vendim tjetër.Lladrovci, përmes një postimi në Facebook , ka thënë se “vendimet e institucioneve qendrore duhet të respektohen rreth kufizimit të lëvizjes së lirë. Deri në një vendim tjetër, në fuqi është ndalesa e lëvizjes së lirë, nga ora 17:00 deri në ora 6:00”.
Deri në një vendim tjetër, ky orar duhet të respektohet nga të gjithë ne! Mos i jep mundësi virusit, rri në shtëpi. Kujdes po, panik jo!”, ka shkruar Lladrovci.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.Gjykata ka konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Vendimi hyn në fuqi më 13 prill.

Related posts

Ndihma në luftë, ekspozitë për kontributin e Shqipërisë (VIDEO)

dardanianews

Krasniqi: Nga 23 të shëruar, 6 persona janë mbi moshën 60 vjeçare

dardanianews

Veç për 29 sekonda: Distria Krasniqi “e shkatërron” xhudisten nga Serbia

dardanianews