March 22, 2025
DardaniaNews
Big brotherFeaturedShowbiz

BBVA me njoftim qesharak, pretendon se me Ledion Liçon ka kaluar edicionin e Luiz Ejllit

Por, nga faqja zyrtare e Big Brother Vip Albania, kanë dal me një njoftim qesharak, duke pretenduar se me moderimin e Ledion Liços kanë thyer rekordin e edicionit të Luiz Ejllit.

“Nëse krahasojmë shifrat e këtij edicioni me të njëjtën kohëzgjatje në nisje të edicionit Big Brother Vip 2 rezulton se 22 ditë BBV3 është parë në youtube 9 milionë orë, ndërsa BBV2 4.3 milionë orë. Numri maksimal i ndjekësve në livestream në BBV3 ka qenë 189.245 ndjekës, ndërsa në BBV2 numri maksimal i arritur ishte 175 mijë ndjekës. Jo vetëm në youtube, por edhe në Instagram në vetëm këto tre javë të para është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në Big Brother Vip 2. Kështu në BBV2 postimet e instagram jane parë nga 1,5 milonë ndjekës, ndërsa në BBV3, ‘reach’ ka arritur në 5.8 milionë, teksa gjatë kësaj kohe janë shtuar edhe rreth 80 mijë ndjekës në faqe

Tutje kanë shtuar se është dyfishi i audiencës në krahasim me BBV2.

Dyfishi i audiencës në krahasim me BBV2, që ka tërhequr ky edicion i tretë, flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende në muajin e parë, çka krijon premisën se fundi i këtij shoë televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related posts

Mes emocioneve miks, Beniada flet për ndarjen nga partneri

dardanianews

Sondazh 3 orësh: Kush vazhdon garen

dardanianews

Oferta e komandantit të Koshares, deklarohen nga Vetëvendosje, tregojnë nëse e pranojnë ofertën publike të Anton Qunit

dardanianews