17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

​Berisha i drejtohet Vuçiqit: Mos tento destabilizim në Kosovë, do të përballesh me reagimin si komb

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se për çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës, do të përballet me reagimin e kombit shqiptar.

Berisha i bëri këto komente gjatë Kuvendit të Partisë Demokratike në Shqipëri, ku tha se kurrë nuk do ta pranojnë Ballkanin e Hapur që është në shërbim të Serbisë së Madhe dhe influencës ruse në rajon.

“Ne jemi e do të jemi për bashkëpunim rajonal, ne jemi e do të jemi e do të bëjmë për paqen dhe stabilitetin në rajon, por ne kurrë nuk do ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Ne s’do të pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë trlaterale, anti-shqiptare, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të influencës ruse në rajon, koha po provon se miku i ngushtë i Edi i Ramës, Aleksandër Vuçiq, në fakt padroni i tij absolut, ka rikthyer Serbinë në politikën e tij ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon”, tha ai.

Berisha po ashtu tha se Vuçiq le t’i mban kërcënimet për vete, pasi atë fat që do ta pësojë Putini në Ukrainë, do ta ketë edhe Vuçiq në çdo aventurë në Kosovë dhe kudo tjetër.

“Megjithatë, ne jemi këtu prapë në këmbë për t’i thënë këtij serbomadhi se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm, ka ikur koha kur na impresiononin, asgjë s’na impresionon ne, do paqe, do bashkëpunim, jemi të hapur, kërcënimet mbaji për vete se atë fat që do të pësojë Putini në Ukrainë, do ta kesh edhe t’i në çdo aventurë në Kosovë dhe kudo tjetër”, tha ai.

Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se procesi i sotëm i shënon përfundimin e punimeve të Kuvendit të PD-së me sukses të plotë dhe mund të quhet Kuvendi i përfundimit

Related posts

Merreni si shembull Ibrahim Rugovën

dardanianews

122 TË SHËRUAR DHE 162 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Serbi nga Prishtina që mbushi rrugët e Beogradit dhe zmbrapsi Vuçiqin vjen me paralajmërim

dardanianews