November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Blair e falënderon veçanërisht Rugovën që punoi me të për të intervenuar NATO

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair e përmendi presidentin Ibrahim Rugova, ndërsa u kthye t’i kujtojë negociatat për çlirimin e vendit dhe angazhimin diplomatik të tij para 25 vjetësh.

Blair tha në sancën solemne të Kuvendit se kujton “mendjemprehtësinë e vendimmarrjes në kohën e luftës” dhe intervenimin që i dha fund luftës.

“Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në vecanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Clinton”, tha Blair.

Related posts

“Na bllokuan në dhomë, na e mbyllën derën”, vajza nga Kosova tregon tmerrin që përjetoi në Shqipëri

dardanianews

E dhimbshme: Kjo është 21-vjeqarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani

dardanianews

Hynë në fuqi rregullorja e re e BQK-së: Nga sot bankat nuk do të mund t‘i “vjelin” qytetarët

dardanianews