November 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

Burri i Albulena Haxhiut me një reagim i drejtohet Veselit, Haradinajt e Limajt: Mbylleni gojën!

Gjatë ditës së djeshme u raportua se qeveria e kaluar, kishte siguruar të gjitha donacionet mjekësore që kanë ardhur nga Serbia, pikërisht kur Kosova qeverisej PDK-AAK-NISMA, me kryeministër Ramush Haradinaj.

Sipas një raporti, ishin gjithsej 46 donacione me pajisje mjekësore që u bën gjatë viteve 2018 dhe 2019.

E, ndaj këti lajmi, ka reaguar ashpër anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu.

Ai thotë se 46 kamionë me donacione nga Serbia kanë hyrë në Kosovë vetëm për disa javë në vitin 2018-2019 në kohën kur PAN-i ishte në qeveri me Haradinajn kryeministër dhe Uran Ismajlin e PDK-së ministër i Shëndetësisë.

Madje, ai përmes një shkrimi në Facebook, ka lutur që qeveria e kaluar ta mbyllin gojën kur flasin për donacione nga Serbia.

Ja shkrimi i tij:

46 kamionë me donacione nga Serbia kanë hyrë në Kosovë vetëm për disa javë në vitin 2018/2019 në kohën kur PAN ishte në qeveri me Ramushin kryeministër dhe Uran Ismajlin e PDKsë ministër i shëndetësisë.

Unë nuk po them që kanë bërë gabim sepse qenkan produkte medicinale.

Por, ju lutem, ju lutem MBYLLENI GOJËN!

 

Related posts

Mjeku lë pacientin në sallën e operacionit për të kryer marrëdhënie me infermieren: Isha i stresuar!

dardanianews

Rexhep Selimit mund t’i mundësohet ardhja në Kosovë – kjo është arsyeja

dardanianews

Ekskluzive: Arrestohet reperi Mozzik

dardanianews