6.9 C
New York
December 3, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Rexhep Selimit mund t’i mundësohet ardhja në Kosovë – kjo është arsyeja

Që nga prilli i vitit 2020 ish eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi gjendet në Hagë. Mirëpo gjykimi ndaj tij ende nuk ka nisur.

Megjithatë Selimi ka lënë në Kosovë në gjysmë një proces gjyqësor.

Ai bashkë me disa persona të tjerë në nëntor të 2015-tës penguan policinë për të arrestuar tashmë kryeministrin Albin Kurti.

Ky proces gjyqësor ka dështuar para disa ditësh, mund t’ia mundësojë Selimit kthimin në Kosovë.

Gjykata Speciale në një përgjigje për RTV Dukagjinin kanë thënë se do t’i përgjigjen Kosovës në përputhje me ligjin.

Gjykata themelore e Prishtinës nuk tregon nëse kanë bërë kërkesë për të sjellë Selimin në procesin gjyqësor.

Mirëpo avokati, Tahir Recaj thotë se nuk ka asnjë arsye që Selimit të mos i mundësohet një gjykim i tillë në Kosovë.

“Unë besoj se do t’i mundësohet Selimit të kthehet në Kosovë për një gjykim të tillë. Vetëm duhet të bëhet kërkesa për një gjë të tillë. Ndoshta duhet dërguar edhe akt akuza që kërkesa të jetë më e besueshme. Nuk ka asnjë arsye pse Selimi të mos sillet në Kosovë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Tahir Rrecaj.

Edhe avokati Artan Qerkini thotë se Specialja e ka obligim ta sjellë në Kosovë Selimin.

“Ju e dini që në Kosovë nuk lejohet gjykimi në mungesë. Prandaj Specialja është e obliguar të sjellë në Kosovë zotin Selimi pasi edhe që edhe Specialja është gjykatë vendore në aspektin juridik”, deklaroi Qerkini.

Deri më tani vetëm Kadri Veselit nga të akuzuarve të Speciales i është mundësuar vizita në Kosovë.

Related posts

Reagon ashpër Donika Gërvalla, paralajmëron “vdekjen” e LDK-se

dardanianews

Albin Kurti e dërgon Hashim Thaçin në Komisionin e Venedikut

dardanianews

Driton Selmanaj propozon që qytetarët të mos i paguajnë kreditë në banka për tre muaj

dardanianews