-1.4 C
New York
February 11, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Buzhala: Vetëm ky politikan me këtë vendim mund ta përfundojë krizën politike në Kosovë

Gazetari Berat Buzhala, po shprehet i bindur se krizën politike aktuale në vend, e ka shkaktuar kryeministri Albin Kurti, duke e shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm Agim Veliun.

Buzhala ka thënë se kriza mund të përfundohet në momentin që Kurti e tërheq këtë vendim, përcjell Bota sot.

Sipas tij, këshillat tjera që jepen kinse për përfundimin e krizës, janë të njëanshme, tendencioze dhe dashakeqe.

Postimi i plotë i Buzhalës në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Keta qe po i organizojne protestat me sahana ne ora tete ne mbramje: LDK ta terheq mocionin, Albini te jap pergjegjesi per shkarkimin e Agim Veliut – mandej edhe do ofendime ne kurriz te ketij te fundit .

Shume te pavarur po dokni.

Ideja eshte kjo: Krizen e ka shkaktu Albini duke e shkarku Agimin. Kriza mundet me u perfundu ne momentin qe Albini e terheq vendimin qe e shkaktoi krizen.

Cdo keshille tjeter qe jepet, per kinse perfundimin e krizes, eshte e njeanshme, tendencioze dhe dashakeqese.

Cka nenkuptohet me “Albini duhet me dhane pergjegjesi?” E kemi ni tuj dhane pergjegjesi ne konference per shtyp.

M sulmi ndaj opozites. Pse cka pritet prej opozites. Me hy me i nda LDK’ne e LVV’ne. Me ju thane cka? Rrini bashke pashe te lumin Allah.

Qartazi dihet qysh eshte fute Kosova ne krize politike. Qartazi dihet kush ia ka ngrehe kamben.

Pse duhet me e ngarku LDK’ne me pergjegjesi, nese Albini e ka dite prej fillimit se cfare reaksioni ka me pase? Ne marreveshje eshte thane qarte, e zeze mbi te bardhe, qysh mundet me u shkarku nje minister prej kryeministrit. Cdo gje tjeter eshte demagogji.

Tepsiat e aluminit jane ma te mira me kersite. Ani me e pase edhe far golluzhdre – goruzhde te madhe afer.

Related posts

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, posterë kundër Donika Gërvallës në Prishtinë

dardanianews

Lladrovci letër të hapur PDK’së pas rezultatit të 14 shkurtit, kërkon dorëheqje masive në nivel të Kosovës

dardanianews

Vuçiq, gati sanksionet për Rusinë… Serbia i kthen shpinën ‘vëllait të madh’ pas presionit

dardanianews