November 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Gjyqtari ndeshjes Real-Bayern, është “baksuz” për madrilenët

Gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që Real Madrid dhe Bayern Munich do të luajnë këtë të mërkurë në stadiumin Santiago Bernabeu.

Marciniak ka drejtuar Real Madridin në shtatë ndeshje në kompeticionet evropiane, nga të cilat ka fituar vetëm dy. Pjesa tjetër e ndeshjeve përfundoi me dy barazime dhe tri humbje.

E fundit ishte pikërisht në gjysmëfinale kundër Manchester Cityt sezonin e kaluar, ku Real Madridi u nënshtrua në Etihad Stadium 4-0.

Gjyqtari polak kishte drejtuar edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve të fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit./Indeksonline/

 

Related posts

Reagojnë partitë shqiptare pas paralajmërimit të Kurtit për hapjen e VV-së në Maqedoni

dardanianews

Tragjike, dje kishte nisur punën si kamerier, plumbat i morën jetën 20-vjeçarit në Velipojë

dardanianews

Publikohet rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne…

dardanianews