December 22, 2025
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Çmimi i naftës në Kosovë arrin pikën më të ultë në 20 vjetët e fundit

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit çmimet e karburanteve kanë rënë në nivelin më të ultë në 20 vjetët e fundit. Kjo gjë po mirëpritet nga qytetarët e në veçanti nga bujqit. Por tregtarët e arit të zi thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë.Qytetarët e Kosovës po e blejnë më së liri naftën në regjion. Veçse zbritja e deritanishme do t’i lërë sërish vend çmimit të vjetër.“Sot 88 cent dieseli dhe 86 benzina”, tha Fadil Berjani, për Klan Kosovën.

Për përdoruesit e automjeteve ulja e çmimeve e arit të zi është e mirëseardhur e sidomos për ata që merren me bujqësi.Pandemia globale është shkaktari kryesor i uljes së çmimeve.Derisa çmimet e derivateve kanë rënë në pompa të benzinës ka rënë edhe numri i punëtorëve.

I pari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, derisa ka kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë këto biznese që ta kalojnë këtë krizë.

Related posts

“Kush nga kush është vrarë”/ LDK nuk arriti ta zbardhë asnjë vrasje të intelektualëve të saj, analistët kanë një thirrje

dardanianews

Rron Gjinovci ‘kapet’ keq me Luiz Ejllin në Facebook

dardanianews

T’fala” prej Baton Haxhiut për krejt miqtë e tij të ngushtë në LDK!

dardanianews