0.5 C
New York
January 13, 2025
DardaniaNews
Lajme

COVID-19/ Ekspertët më të mirë gjermanë: Izolimi ishte një gabim gjigand, nuk ka rrezik për një valë të dytë infeksioni

Shteti gjerman ka ndërmarrë shumë masa lehtësuese sa i përket gjendjes së pandemisë. Ndërkohë vend raportohet çdo ditë për të infektuar dhe viktima dhe dëmet në ekonomi nuk janë të pakta.  Tani pyetje që lind është: “A duhej një izolim i tillë?”
Ndërsa, Patricia Riekel thotë se Gjermania duhej të kishte ndjekur modelin suedez. “Unë jam në favor të rrugës suedeze, me rekomandime për të ruajtur distancën”, tha ajo.
Profesori Stefan Homburg, drejtor i Institutit për Financat Publike në Universitetin e Hanoverit është më specifik. Ai thotë se ky izolim ishte gabim gjigand. “Për shkak se dëmet shtohen çdo ditë, izolimi duhet hequr menjëherë. Askujt nuk i duhen stadiumet bosh dhe restorantet gjysmë të mbushur”., shprehet ai.
Sakaq, profesori i të drejtës ligjore, Hans-Juergen Papier thotë se masat shkuan shumë larg dhe se ato duheshin diskutuar në mënyrë të gjerë në parlament dhe publik. “Duhej balancuar mbrojtja e jetës dhe shëndetit me mbrojtjen e të drejtave dhe statusin kushtetues nga ana tjetër”, thotë ai. Por një deklaratë që nuk pritej ka bërë   profesori Klaus Pueschel, ekspert i mjekësisë ligjore, pasi shprehet se COVID-19 është një sëmundje virale si gripi. https://www.bild.de/bild-plus/

 

 

 

Related posts

PERISKOPI: KONJUFCA E HAXHIU KUNDËR KURTIT, A PO NDAHET SËRISH VV-JA?

dardanianews

Oferta e komandantit të Koshares, deklarohen nga Vetëvendosje, tregojnë nëse e pranojnë ofertën publike të Anton Qunit

dardanianews

Ky është ish-ministri i PDK-së i mbajti në ministri 31 zyrtarë që s’kishin shkuar kurrë në punë

dardanianews