July 3, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Vdes ngasësi i traktorit pas aksidentit në fshatin Gremnik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta në Gremnik të Klinës, raporton IndEksOnline. Aksidenti ka ndodhur mes një traktori dhe dy furgonave ku sipas policisë të lënduarit janë përcjellë menjëherë drejt emergjencës.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.
“ Sot në ora 14:30 në fshatin ka ndodhur një aksident në mes një traktori dhe dy kombi.
Ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë, këtë e ka kontstatuar mjeku, dy të lenduarit që kanë qenë me viktimën kanë pësuar lëndime të rënda dhe ngasësi i njërit nga kombit është i lënduar lehtë, i njejëti është në stacionin policor duke u intervistuar”, ka thënë ai.

Related posts

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i tij: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…

dardanianews

Çka ndodhi dje me babanë kosovar që i dhunoi vajzat e tij dhe me nënën zvicerane që u kishte bërë atyre çfarë i kishte rënë ndërmend

dardanianews

Ekskluzive: Ky dyshohet të jetë grabitësi i vrarë gjatë aksionit të sotëm të Policisë, dalin fotografitë

dardanianews