14.9 C
New York
May 30, 2023
DardaniaNews
FeaturedSport

Cristiano Ronaldo te Bayern Munich? Biznesmeni gjerman i bën ofertë të ‘çmendur’ klubit

Siç raporton gazeta gjermane “Abendzeitung Munich”, milioner gjerman që është drejtues i sajtit “buero.de” e ka ofruar shansin ta financojë arritjen e Cristiano Ronaldos në verë në shkëmbim për disa kontrata partneriteti me klubin.

Përmes asaj emaili ai siguroi se Ronaldo është i gatshëm të pranojë një zbritje të madhe të pagës vetëm që Bayern Munichu t’ia hap derën.

Do të ishte e mundur që ne të angazhoheshim për të paguar tarifën e transferimit ose tarifën e qirasë (pra pagën e futbollistit) për një shumë bazë që do të përcaktohet nëse kompania jonë perceptohet qartë si “lehtësuese” e ndryshimit”, thotë ai në emailin e dërguar te klubi.

Nëse Bayern Munich vendos ta pranojë këtë ofertë dhe të marr shërbimet e portugezit, atëherë Schon do të shtojë kërkesat e tij.

Në rastin e një nënshkrimi të përhershëm, ne do të prisnim që një pjesë e të ardhurave të fanellës të kufizonte rrezikun tonë financiar”, shpjegon Schon.

Ronaldo kaloi te Al Nassr pasi pranoi një ofertë të çmendur prej 200 milionë eurove për dy vite, por nuk është se është përshtatur më së miri prandaj vazhdon të përflitet për një rikthim në Evropë.

Tani mbetet të shihet nëse Bayern do ta konsiderojë si opsion një mundësi të tillë pasi klubi e refuzoi pesë herë fituesin e Topit të Artë gjatë afatit kalimtar veror.

Related posts

Rusia po e tradhton Serbinë: Ky është plani rus për njohjen e Kosovës shtet

dardanianews

Intervistë ekskluzive me Richard Grenell: Në Uashington do të flasim vetëm për ekonomi, BE’ja t’i heqë vizat për Kosovën

dardanianews

Përkrahja e fuqishme e LDK-së për padinë kundër Serbisë, deklarohen nga VV-ja

dardanianews