14.9 C
New York
May 30, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

Momenti kur e zënë skelet punëtorin te kompleksi ‘Cima Construction’ në Ferizaj (VIDEO

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një rast të tillë që ka ndodhur në një objekt në Ferizaj, ku një punëtor ka mbetur i lënduar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se punëtori u lëndua në kompleksin ku kompania “Cima Construction” po kryente punime, në rrugën “Cen Dugolli”. Viktima ka qenë duke bërë instalimin e skeleve, kur në një moment, këto pajisje e kanë zënë.

Punëtori fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare, ku po merr trajtim mjekësor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, teksa sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga momenti i intervenimit të punëtorëve.

 

/GazetaSinjali/

Related posts

Vjen në Kosovë testi që tregon për 10 minuta nëse keni koronavirus

dardanianews

Tamara Spaic: Enver Petrovci mbante varur foton e Slobodan Millosheviqit, ja çfarë thoshte

dardanianews

Shpërbërja përfundimtare e Listës Guxo – videot që dëshmojnë braktisjen e elektoratit

dardanianews