9.2 C
New York
April 20, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Çun Lajçit i vjen një thirrje telefonike nga Sali Berisha, ja çfarë porosie i dërgoi

 

Aktori shqiptar Çun Lajçi është ende duke u trajtuar në spitalin e Kosovës për shkak të virusit Covid-19.

Gjatë gjithë kësaj kohe aktori vazhdimisht ka shkruar në lidhje me paknaqsistë që ka parë dhe përjetuar atu.

Mirëpo gjatë ditë së sotme ai tregoi që e ka thirrur nga Shqipëria, Sali Berisha, përcjell “Bota sot”.

Lajçi ka treguar që Berisha ka thirrur në spital për të pyetur në lidhje me shëndetin e tij dhe me kujdesin që ata po i ofrojnë aktorit.

Ai thotë se me këtë thirrje e ka ngjallur Osman Rrustemin, mixhën e tij I cili si emigrantë ka banuar në pallatin e Berishës.

Mirëpo aktori shton se do të ishte mirë edhe krerët e Kosovës të mirren me shëndetin e tij.

Postimi i plotë

Unë me dashtë e vras emnin tim, thashë, e Sali Berisha thirri nga Tirana!

Po, se i imi asht.

E vras, vetëm që ju t’mos shqetësohi për veriun, për shqiptarët që s’guxojnë m’u kthye n’shtëpiat e veta n’Mitrovicën e tej Ibrit, Ujmanin e përgjysmuem, e Çakorrin me Kullë.

Mbiemni s’iu bani përshtypje, se nuk tingëlloj siç patet ju dëshirë, ju që plisat e leshit i hodhet, kur erdhën do lteme arabie!

Hej! Qirak Zoti i bani kur i vunë n’krye e hallin e thundrës maqedonase e harruen (edhe djemtë e Kumanovës) e sot heret n’mëngjes filluen si korbat nga Tetova e Shkupi me m’çue fjalë:

Kthehu kah kibla, kah Palestina kthehu o i pa fe, se njenën kambë e paske n’varr, po ne edhe ket tjetrën ta thejmë!

Thashë, more Zot për kend paska luftua Xhemë Gostivari e Beg Riza me Mirsadin?

Unë s’jam i Çunit, por as i jueji me mi dredhua rrugët! Nji Zot edhe unë e kam, por ai i imi asht shqiptarë pa lteme, pa pantallona t’shkurta dhe vetëm me nji kibël:

– Andej kah përendon dielli!

S’jam musliman as katolik por jam Çuni i Drelit t’Nikut, shqiptar që e dua atdheun tim, e dashninë e teprueme ua fali fëmijve t’botës, jo juve që e mohoni lirinë tuej, (kinse për lirinë e tjetrit), edhe Zotin tue rrejtë!

Related posts

Arrestohen 5 persona në Kosovë, po përgatisin vepra terroriste, iu gjetën edhe eksplozivë

dardanianews

Turqia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas

dardanianews

EKSKLUZIVE: “Thyerje” në LDK, disa deputetë nuk do t’i japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

dardanianews