November 13, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Dafina Zeqiri ia plotësoi dëshirën për bashkëpunim, tani Tayna po mundohet ta thumbojë atë!

Ikona e muzikës moderne shqiptare, Dafina Zeqiri shumë shpejt do të lansojë albumin e ri “Dafinë moj”, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja e cila numëron shumë hite në karrierën e saj muzikore, pak para lansimit të albumit është duke punuar në dy këngë të reja të cilat po realizohen dhe me klipe.

E njëra nga to mban titullin “Million Dollar”, e që Zeqiri ka zbuluar për ndjekësit se si do të duket në klip, ndërsa tregon një nuse moderne e veshur me ‘dallamë’.

Dafina Zeqiri gjatë xhirimeve të klipit “Million Dollar”

Por, ajo e cila ende nuk ka mbushur tre vite në skenë, e që vitin e kaluar i bëri ftesë Dafina Zeqirit për bashkëpunim, tani po e thumbon atë.

Bëhet fjalë pikërisht për Doruntinën, e njohur si Tayna e cila u bë e njohur për publikun me bashkëpunimin që pati me reperin Don Phenom.

E ndonëse ato bashkëpunuan në këngën “Bye Bye”, e që Zeqiri i dha një shtysë të madhe në karrierë, ajo sot po mundohet të ironizojë me projektet e saj.

Në Instagram është publikuar një video, ku Doruntina mundohet të thumbojë Dafina Zeqirin lidhje me projektin e saj të fundit “Million Dollar”.

Video Player

https://gazetablic.com/wp-content/uploads/2020/08/rinorhykolli_118096062_220967502690243_974458760484817476_n.mp4?_=1

Related posts

Dea Mishel i’a qe ‘flakën’ rrjetit, pozon me bikinet e vogla nga pushimet

dardanianews

Nga ekrani te politika: Tre aktorët kosovar sfidojnë zgjedhjet e 12 tetorit

dardanianews

VIDEO/ Koncerti i Gjestit, Oriola Marashi për pak sa nuk përmend emrin e Xhenetës

dardanianews