28.8 C
New York
July 26, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Dardan Molliqaj me akuza të rënda ndaj Albin Kurtit – paralajmëron formimin e qeverisë së re

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shkarkimi i Kurtit nga pozita e kryeministrit erdhi për shkak se ky i fundit nuk guxoi të ballafaqohej me problemet politike të vendit.

Sipas Molliqajt, Grenell, Palmer dhe Kosnett një zëri demantuan Kurtin në pretendimin e tij për një marrëveshje sekrete dhe të dëmshme.

Mes tjerash, ish-bashkëpunëtori i dikurshëm i kryeministrit në detyrë, e ka quajtur Kurtin një manipulues dhe gënjeshtar.

“Tash që u bë e qartë se është çështje ditësh krijimi i qeverisë së re, realiteti paralel përsëri sajon një tregim tjetër për zgjedhje e fitore të reja me Kurtin kryeministër. Me gjasë Kurtin e nxen brenda vetes vetëm një realitet i maniplueshëm, i krijuar enkas për të: e vërteta e Kurtit rrenë”, ka shkruar mes tjerash Molliqaj.
Ja shkrimi i tij:

Ditët e fundit të qeverisë Kurti

Aftësia e Kurtit për t’i përkthyer faktet dhe realitetin sipas nevojës që ka është saktësisht mënyra sesi ai përballet me situaten: mohim – manipulim. Pavarësisht a pajtohemi ose jo, Grenell shquhet për qartësi brutale, pa nënkuptime. Grenell, Palmer dhe Kosnett një zëri demantuan Kurtin në pretendimin e tij për një marrëveshje sekrete dhe të dëmshme. Ndërsa Kurti nga ana tjetër rezonon çuditshëm. Realiteti paralel i Kurti e përkthen në mbështetje për veten.

Një ngjarje para kësaj ishte shkarkimi i Kurtit nga pozita e Kryeministrit për shkak se nuk guxoi të ballafaqohej me problemet politike të vendit. Realiteti i tij paralel e cilëson si “puç të butë” ndaj liderit revolucionar i cili imponon rregullat dhe përcakton cilësi.

Tash që u bë e qartë se është çështje ditësh krijimi i qeverisë së re, realiteti paralel përsëri sajon një tregim tjetër për zgjedhje e fitore të reja me Kurtin kryeministër. Me gjasë Kurtin e nxen brenda vetes vetëm një realitet i maniplueshëm, i krijuar enkas për të: e vërteta e Kurtit rrenë.

Por mohimi dhe manipulimi i realitetit nuk e ndërron atë. Përmes mohimit të realitetit nuk krijohet dot një i ri, por krijohet nje realitet paralel – jashtë kohës, sic kemi rastin në fjalë. Sot mund të themi lirisht që Kurti është jashtë kohës. Si i tillë i kaloi koha.

Related posts

Pamje brenda pishinës më të thellë në botë që kushton 200 milionë euro

dardanianews

Po sillnin armë në Kosovë, pamje nga beteja ku ra heroikisht Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të tjerë

dardanianews

Avokati Halilaj pyet Lushtakun: Ku i dërgove 1 milion e 400 mijë marka që i more në Tërdec të Drenasit

dardanianews