Ishte kënaqësi e veçante dhe nderim për mua qe në emër të kryesisë së Degës së LDK-së për Gjermani, ish themeluesve, veteraneve dhe simpatizantëve të shumte,që në ketë përvjetor jubilar të 30-tin e themelimit te LDK-se ,të ju drejtohem me një urim dhe me një mesazh FALËNDERUES për të gjithë ata qindra e mijëra veprimtare që për 3- dekada mbajtën mbi supet e tyre barrën e rend të organizimit,mobilizimit,solidaritetit qytetar e Shtet ndërtimit, organizimit dhe mbështetjes ushtarake,internacionalizimit, afirmimit te çështjes Shqiptare duke bartur rolin prijatar historik te shtetit Dardan. Ndryshimet politike ne Evropën juglindore,shembja e Komunizmit, ramja e Murit te Berlinit (09.11.1989), patën jehone dhe nxitje ne popullin e shume vuajtur te Kosovës, ku elita intelektuale e kohës te prire nga dr. Ibrahim RUGOVA themeluan Lidhjen Demokratike te Kosovës, ku edhe fillon një epoke e re e shembjes se mureve nder shqiptare, duke dal hapur me kërkesat popullore për Pavarësinë e Kosovës. Kjo ditëlindje e LDK-se ne ketë krize te thelle politike e Kombëtare, shënon lindjen e Demokracisë, pluralizmit politik, një Lidhje e trete e Prizrenit ne Prishtine, ishte busulla e orientimit politik me orientim evropian, ishte pra shpresa dhe BESA, puna mobilizuese,fryma dhe vlera me sublime për dinjitet dhe LIRI Kombëtare. Pra LDK për 30- vite, ishte krijuese dhe përjetësuese e platformës Politike Nacionale, politike e ushtarake për mbijetesën e popullit Shqiptare përballe mësymjes se egër te Regjimit shoven Millosheviqian për tu mbrojt nga zhbërja jone si Komb, si bartëse dhe organizatore e forcimit te subjektivitetit shtetërore te Kosovës LDK-se organizoi Deklaratën Kushtetuese te 2-Korrikut, Kushtetutën e 7-shtatorit, Referendumin për Shtet te pavarur e Sovran, formoi institucion paralele si Qeveri ne Mërgim, Parlamentin, diplomaci, Ushtri, Arsim dhe Financa. Te nderuar lexues, gjithë kjo kthese e madhe historike, ky proces i ndritur ne te mire te Kombit, kishte një personalitet te fuqishëm e vizionar qe beri epoke, ky kolos dhe erudit ishte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova – themeluesi i shtetit te dyte Shqiptar ne ish gadishullin Ilirik. Themelimi i LDK-se ne Kosove u mirëprit nga bashkatdhetaret ne mergat ku edhe ne Gjermani për here te pare ne histori formohet një subjekt politik legal qe do jete tani e 30-vite zëri autentik i Kosovës dhe kërkesave te saj, ku ne gjirin e saj kyçen mbase 95% e mërgimtareve qe konsiderohej si një Lëvizje Kombëtare ne mbështetje te politikes dhe veprimtarisë shtete formuese te LDK-se ne Prishtine ( 16- nëndege dhe rreth 370- aktivë). Kryesia e pare u themelua me dt.06.05.1990, ne Eslingen, me ketë perberje: Hafiz Gagica -kryetar, Hazir Krasniqi – sekretar, Agim Kammeraj -arkatar, Fazli Mema, Xhemajl Hoxha; Marjan Tunaj, Pjeter Coli, Xhafer Kamaj, Vezi Sallahu, Sabit Leskovica, ndërsa nga kuvendin e dyte e ne vazhdimësi deri ne te Kuvendi i IX si anëtar te kryesisë dhe pozita te ndryshme ne kryesi te Degës kemi emrat : Donika Gërvalla- nënkryetare, Sali CEKAJ, Shaban Bobaj, Idriz Zeqiraj, Lumturie Hoti, Martin Quni ,Ekrem Gervalla, Milazim Vllasaliu, Tefik Kallaba, Zymer Lulaj, Emrush Qekaj, Dan Gashi, Selim Kryeziu, Bardhec Zymeraj,Bashkim Leci,Nail Rexha,Naim Gashi,Zeqir Ismajli, Shpend Shala, Miftar Dragidella, Astrit Zemaj, Mehmet Zymeri, Smajl Hoxha Xhelil Musa ,Emrush Lokaj ,Isa Shabani, Enver Musa, Fazli Hajdaraj, Abaz Immer, Tahir Buqolli,Smajl Cekaj, Enver Hoxha,Jakup Gerguri,Isa Podrimja, Agim Aliqkaj,Azem Zemaj,Sami Blakaj,Miftar Tahirsylaj,Azem Kelmendi,Behxhet Krasniqi,Xhevat Berisha,Brahim Rexha,Halil Zemaj,Blerim Hajdaraj, Lush Cana; Isuf Qetaj,Milaim Gërvalla, Ibrahim Potoku LDK-se ne Gjermani,dega, nendeget dhe aktivet e saj per gati një dekadë ishin magjeja dhe istikami i Kosovës, ndihmuan dhe ishin kudo pjese e formimit te Komisioneve te 3%,Fondi për Vetëmbrojtje, Minatorët e Trepçës, ndihmuan Fondin e Ahenit- për solidaritet, Shkollën Shqipe, gjithçka për Drenicën, tubime te shumta te përmotshme dhe masovike me bashkatdhetar ne Bon dhe qendra tjera, sensibilizimin e opinionit Gjerman,gazeta, radio , TV si ARD, ZDF, ARTE,kontakte me përfaqësues politik për sigurimin e mbështetjes politike për Kosovën( lokal, landeve dhe ne parlament) qe bëheshin zakonisht nga ish kryetari z. Gagica , i ndjeri veprimtari dhe humanisti Marijan Tunaj dhe roli i madh ne ketë drejtim e veprimtare se madhe, bijës se heroit Jusuf Gervalla zonja Donika Gërvalla, Hazir Krasniqi- ish sekretari shume aktiv i cili ka dhëne një kontribut shume te madh, Sali Cekaj- i cili administronte Qendrën Informative ne Stuttgart me Hafiz Gagicen, Zymer Lulaj, Nezir Fejza, Avdi Kadrijaj ,qe ka luajtur një rol te jashtëzakonshëm rreth informimit dhe organizimit dhe shume te tjerë, brenda këtyre viteve kane funksionuar 16- nëndegëve dhe rreth 370- aktiva ne Gjermani. Degën e LDK-se për Gjermani e kane vizituar personalitete te larta dhe me te nderuara te jetës politike dhe kulturore,si Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani, poeti Ali Podrimja, prof .Fatmir Sejdiu, prof. Sabri Hamiti,Rexhep Gjergji, …etj. Po ashtu gjate luftës Dega e LDK-se për Gjermani ka luajtur një rol te veçante ,qe nga mbledhja e mjeteve financiare për luftën e UÇK-se, regrutimin dhe mjete te logjistikes, përveç shume veprimtareve qe morën pjese ne betejat e Kosovës dua te potencoi rolin e veçanti te nënkryetarit te Degës , veprimtarit me aktiv i cili ishte drejtuesi dhe bartësi i organizimit te grupeve te para Guerile ne tetor/nëntor te vitit 1991, i cili se bashku me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin i kane vene bazat e parat e UÇK-se, si dhe i pari qe e ka shkrire Grupin Gueril te Dukagjinit ne Ministrin e Mbrojtjes te drejtuar nga kol. Ahmet Krasniqi, Sali Cekaj ishte ne grupin komandues dhe strategjik per pregaditjen e planit operativo-ushtarak per thyerjen e kufirit ne Koshare, Salihu bie për te mos vdekur kurrë me 19.04.1999 ne Betejën e Koshares, po ashtu edhe ish veprimtari i LDK-se dhe ish anëtari i Komisionit te 3% për Gjermani heroi Rrustem Bruqi i cili bie heroikisht ne betejën e Loxhes. Vlen te përmenden shume veprimtare veteran e qe një pjese e tyre nuk jetojnë si Selim Koci, Ali Ademi, Adem Thaqi, Mehmet Koka, Nikoll Skeli, Ismet Laqi, Emerllah Seidiu,, Hysen Bicaj, Emrush Tafa, Rifat Jashari….. Meriton te vlerësohet kontributi i Komisioneve te 3% qe vepruan paralelisht dhe ne kontinuitet me LDK. se ku nga Komisioni Qendrore,Rajonal dhe Lokal ishin afërsisht 5200- anëtar dhe kryetar i Fondit ishte veprimtari Pjeter Coli Pas lufte Dega e LDK-se vazhdon aktivitetin e saj ne kontinuitet dhe me një kufizim ne rrethana tjera, kemi edhe vazhdimin me kryetaret: HAZIR KRASNIQI, Qazim Bajgoraliu, Donika Gërvalla- Schwarz dhe nga 23.06.2019 Osman Ferizi. Gjate këtyre dy dekadave te funksionimit te LDK-se zakonisht janë kujtuar personalitete përmes organizimit te akademive përkujtimore për presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, prof. Fehmi Agani, po ashtu për personalitete te vrare tradhtisht për bindjet e tyre djathtiste te rreshtuar ne LDK-se dhe eprore ushtarak e gazetare : kol. Ahmet Krasniqi Kom. Smajl Hajdaraj, kom. Tahir Zemaj,Vllezerit Gërvalla e Kadri Zeka, organizimin e festave kombëtare dhe shtetërore,aktivitete humanitare. Vlen te potencoi qe me dt.01.03.2020, ne Offenbach kryesia e Degës se LDK-se për Gjermani ne unanimitet shpalle ish nënkryetarin , heroin e Kosovës SALI CEKAJ – Kryetar NDERI te Geges se LDK-se për Gjermani.
Me keqardhje konstatoj se klasa politike mediokre, dhe kleptokrate e ktheje Kosovën ne teatër politik dhe ne një marrëzi kolektive, ku hajnia dhe vrasësit, marionetat dhe vasalet e kane kap Shtetin për te cilin u derdh aq shume gjak, e diskredituan ne çdo drejtim, ndodhen procese te dhimbshme politike duke zvogëluar territorin e Kosovës, asociacioni, shkelje Kushtetute, mos zbardhja e vrasjeve politike,te pagjeturit,mos zbardhjen e Fondeve te Luftës, mos ngritjen e padisë kundër shtetit okupator Serbo- Sllave për dëmet e luftës njerëzore e materiale, e kthyen popullin ne skllevër te shek. 21 .Kosova ka kaluar edhe beteja me te vështira, duhet guxim dhe fryme e re,reforma te thella,ne te kundërtën kthehemi ne spektatore pasiv te fundosjes se Shtetit, koha për një kapitull te ri për Dardanin. Ne fund një falënderim dhe mirënjohje gjithë mergates, veprimtareve, kryetareve, kryesisë Degës, nendegeve, familjeve te tyre qe nuk kursyen asgjë ne interes te Kombit. Lavdi gjithë atyre qe ranë ne mbrojtje te atdheut, Zoti e bekoftë Dardanin dhe popullin e saj, Zoti e bekoftë veprën madhore te Presidentit historik dr.I. RUGOVA, Lavdi jetës dhe veprës se mendje ndriturit,akademik Fehmi Agani. Urime 30- vjetori i Lindjes se LDK-se, shpresë e Besës për Shtet, rruga dhe përpjekja jone nuk përfundon këtu.
Kryesia e Deges se LDK-se për Gjermani Kryetar:
Osman Ferizi. 06.05.2020. Pfaffenhofen — mit Xhevat Shyqeri Berisha und 12 weiteren Personen.