22.3 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Deklarata e Eli Farës, Kreshnik Spahiu: Mbrojti në polici tutorin dhe dhunuesin e saj

ëngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht sot në lidhje me publikimin e videove të saj intime në rrjetet sociale. Në një postim në “Instagram”, ajo shkruante se nuk ndihet e turpëruar pasi ashtu duhet të ndihen ata që shpërndanë dhe publikuan ato pamje. Ajo e mbylli postimin duke thënë se do të marrë kohën që i duhet dhe do të vazhdojë përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

Lidhur me këtë reagim të Eli Farës ka bërë një koment Kreshnik Spahiu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se këngëtarja ka 99 për qind të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj.

Spahiu shton se ishte e tmerrshme që mbrojtja që Fara i bëri në polici të alibisë së atij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet.

“Eli Fara ka 99% të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj. 1% ishte e tmerrshme mbrojtja që ajo bëri në polici të alibisë së atij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet.

Duke e mbrojtur alibinë, u bë bashkëpunëtore. Kaq.

Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit. Deri dje isha me 15 gra viktima. Sot jam me 14. Uroj që të tjerat të tregojnë në jetë se duan veten si gra më shumë se tutorin dhe dhunuesin e tyre”, shkruan Kreshnik Spahiu.

Related posts

Kusari-Lila shpreh krenari që ndan ditëlindjën me të njëjtën datë me Enver Hoxhën, ia uron ditëlindjen

dardanianews

Përplasja e ashpër mes Profesorit të Parisit dhe Dardan Gashit: “Nuk iu bëjnë keq dy-tre ligjërata, ti asgjë nuk dinë, vjen me sha prej France”

dardanianews

Çifti e shfrytëzon karrocën e fëmijës për të vjedhur gjësende ushqimore në një market në Prishtinë (VIDEO)

dardanianews