15.2 C
New York
April 19, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Dhunë fizike në BBVA? Çfarë ndodhi mes Rozës dhe Heidit, publikohet video

Heidi dhe Roza kanë patur përplasje dhe debate shumë të forta gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe konkurrenca mes vajzave ndjehet në çdo bisedë që ato shkëmbejnë me njëra-tjetrën.

Mirëpo debatet duket se kanë kaluar limitet deri në dhunë fizike, episod të cilin Heidi e rrëfeu në spektaklin e shkuar dhe Roza e mohoi në mënyrë kategorike.

Rrjeti ka “gërmuar” dhe ka bërë publike një moment brenda shtëpisë që nuk është transmetuar për publikun deri më tani.

Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale, tregohet momenti kur Arta, Rikja, Ledjona dhe Egla bisedojnë për debatin që patën vajzat, ku Arta shprehet se Heidi ka patur shenja në dorë.

Në një moment të dytë shfaqet Roza kur në mbrëmjen e “Prime” afrohet drejt Albit dhe i thotë: “Shyqyr që nuk nxorën atë pjesën”. Mesa duket Roza është e vetëdijshme që e ka prekur me dhunë Heidin, me ose pa dashje.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:

Shiko videon:

Related posts

E tepron Mimoza Mustafa, shfaqet në bikini në moshën 50 vjeçare!

adminkosova

Ashpërsohet debati ndërmjet Bucit dhe Santianës (VIDEO)

dardanianews

Gjesti kërkon një darkë me Eglin, reagimi i banores nuk pritej

dardanianews