28.5 C
New York
July 2, 2026
DardaniaNews
Lajme

DIREKT – Kosova votoi, fillon numërimi, fillon publikimi i rezultateve preliminare

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Të dhënat preliminare tregojnë se LVV-ja mori 41.19 %.

Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve treguan për 1 milion e 970 mijë e 944 votues me të drejtë vote.

Në të gjithë territorin e vendit do të hapen 903 Qendra të Votimit, me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime.

Në këto Zgjedhje të gjithë ata që do të votojnë me kusht kanë mundësi të votojnë vetëm në një Qendër Votimi, në një Komunë. Sipas KQZ-së do të jenë 38 Qendra Votimi me kusht, me gjithsej 58 vendvotime.

Ndërkaq numri i qytetarëve të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1280 kandidatë.

Procesi i votimit në Kosovë do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera.

Zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Kosovë do të sjellin një risi sa i përket vëzhgimit të procesit të votimit, pasi që, për herë të parë, në qendra votimi do të ketë edhe kamera mbikëqyrëse.

KQZ -ja ka akredituar 1680 vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Related posts

“Përshkallëzim dramatik” – Raketat amerikane godasin thellë në Rusi për herë të parë Lajmi në koment

dardanianews

Brenda Veriut të Mitrovicës, Albini dhe Vjosa përshëndeten me shqiptarët

dardanianews

Pse shumë njerëz po mendojnë që bota merr fund sot

dardanianews