8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Djali i saj humbi të folurit nga dhuna në familje, zyrtari i shtetit ia mori 1.400 euro viktimës – lënda kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim lëndën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në të cilën ishte shpallur fajtor i akuzuari A.P.,  për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ai ishte në detyrën e mbrojtjes së një gruaje viktimë e dhunës nga ish-bashkëshorti. Sipas aktakuzës, A.P i ka kërkuar para gruas, që shteti ia kishte ofruar keqpërdoruesin për ta mbrojtur.

Sipas aktakuzës dhe aktgjykimit i akuzuari A.P., akuzohet dhe shpallet fajtor, pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2018 rreth orës 17:00 në lokalin “E…” në Vushtrri, në cilësinë e personit zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij.

Ai akuzohet se nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare, nuk ndërmerr veprime zyrtare që është i detyruar të ndërmarrë me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete ashtu që, në cilësinë e përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimës, kërkon nga ana e vëllait të dëmtuarës F.P.,, e cila ishte viktimë e dhunës në familje, shumë prej 3000 mijë euro në formën e borxhit, edhe pse i njëjti asnjëherë më parë nuk është njohur me të dëmtuarën apo familjarët e saj.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara dhe vëllai i saj nuk kanë pasur shumën prej 3000 mijë euro, por viktima, paratë e kursyera të djalit të saj në shumën prej 1400 euro ja jep përmes vëllait të saj të pandehurit. Arsyeja e kërkimit/dhënies se parave ishte blerja e një veture nga ana e të pandehurit.

Shumën prej 90 euro, A.P, sipas aktakuzës, e kishte kërkuar po ashtu nga vëllai i të dëmtuarës për trajtimin shëndetësor të djalit të pandehurit për shërim jashtë vendit si dhe përfitime tjera, si: mbushjen e veturës me karburant, darka dhe dreka të cilët kanë qenë të detyruar t’i shërbejnë të pandehurit duke e shfrytëzuar pozitën e vështirë të të dëmtuarës e cila ka qenë subjekt i dhunës fizike dhe psikike nga ana e burrit të saj.

Gjykata e shkallës së parë e ka gjykuar me dënim me burgim prej 6 muajve A.P.,, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi i shqiptuar me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 1500 euro.

Prokuroria e Apelit ka propozuar që të aprovohet si e bazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ashtu që aktgjykimi “të ndryshohet dhe ndaj të akuzuarit të shqiptohet dënim më i lartë”, ndërsa të refuzohet përgjigja në ankesë e mbrojtësit të akuzuarit A.P., si e pabazuar.

Në ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pretendohet se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë e ka vërtetuar gjendjen faktike, mirëpo sa i përket sanksionit penal për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor parashihet dënim me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.

Kështu, si shkalla e lartë e dashjes, vihet në theks të veçantë vetëdija e të akuzuari për të kryer këtë vepër penale që të përfitojë dobi pasurore në cilësinë e përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimës ka kërkuar nga vëllai i të dëmtuarës, e cila ishte viktimë e dhunës në familje shumën prej 3.000 euro në formë borxhi, edhe pse më parë asnjëherë nuk ishte njohur me të dëmtuarën dhe familjarët e saj.

“Ndërsa, e dëmtuara paratë e kursyera të djalit të saj, i cili si pasojë e dhunës në familje ka humbur të folurit, ashtu që i akuzuari merr 1400 euro nga vëllai i të dëmtuarës për të kryer nevoja të tij personale”.

Sipas ankesës i akuzuari e ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare dhe shoqërore të dëmtuarës dhe nuk ka përfaqësuar drejtë interesat e saj në procedurë penale dhe civile duke mos ushtruar ankesë kundër vendimit mbi dënim ndaj bashkëshortit të viktimës në procedurën pranë Gjykatën Themelore në Podujevë.

Andaj, në rrethana të tilla prokuroria kërkon një dënim më të lartë duke marrë parasysh edhe detyrën zyrtare që kishte i akuzuari. /Gazeta Express/

Related posts

Milaim Zeka tregon arsyjen pse e “do” Albin Kurtin, e quan lider botëror

dardanianews

Prishet razia në Vetëvendosje, Kurti e Konjufca mesazhe direkte njëri-tjetrit

dardanianews

Ky është orari i ri i qarkullimit për qytetarët

dardanianews