5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

DOKUMENT / Dëshmia e serbit: Idriz Rrecin e vrau Jovica Utviq, ja si ndodhi ngjarja

Një deklaratë e një serbi, Ranko Tepavac, nga Bellopoja e Istogut, i cili tani fshihet diku në Serbi, nga frika se do të vritet nga serbët, dhënë Policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, qysh në vitin 2003, zbardh ngjarjen e natës së 19 prillit të vitit 1999, ku serbët lokalë të Zubin-Potokut, kishin ekzekutuar pas shpine 23 civilë shqiptarë të komunave Skenderaj dhe Mitrovicë, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe intelektualë, si Idriz Rreci, atëherë kryetar i degës së LDK në Skënderaj, dr. Adem Ademi, dr. Fatmir Fazliu, prof. Demir Ahmeti, e të tjerë, shkruan gazeta “Zëri”, ku thotë se e posedon një kopje të deklaratës se serbit Tepavac.

Ndonëse deklarata e serbit Tepavac ndodhej në dosjet e Policisë së UNMIK-ut dhe të Policisë së Kosovës, që nga viti 2003, ajo nuk ishte marrë shumë seriozisht, ndërkohë familjet kanë jetuar në ankth të tmerrshëm të pritjes për të ditur për fatin e tyre, madje shumë sosh kanë qenë pre e matrapazëve, të cilët për të përfituar para të majme kishin marrë me “be” se ata janë gjallë, vetëm se duhet para për t’i nxjerrë nga vendi, ku mbahen të burgosur.

Por, Halit Barani, kryetar i KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka thënë se njëherë ishte hulumtuar terreni, aty ku sipas deklaratës së serbit Tepavac ndodhej varri masiv me eshtrat e 23 civilëve shqiptarë të vrarë, në Kolludër të Vogël të Zubin-Potokut.
“KMDLNJ-ja ka pasur një informacion që është gjurmuar terreni, por jo vendi ku tregonte në deklaratën e tij ky serb, por më larg, kështu që hulumtimet ishin ndërprerë, me arsyetimin se nuk është gjetur asgjë”, tregon Barani. Sipas tij, edhe një serb tjetër i komunës së Zubin-Potokut, që në vitin 2003, kishte dhënë një deklaratë të ngjashme, por vetëm dy ditë më pas, atë e kishin vrarë serbët.

Shqiptarët i vrau Jovica

Ranko Tepavac, i lindur në vitin 1980 në Bellopojë të Istogut, por me banim në Velika Kolludër të Zubin-Potokut, në deklaratën e tij me shkrim, të dhënë hetuesve policorë të UNMIK-ut dhe të Shërbimit Policor të Kosovës, më 7 shkurt 2003, e ka përshkruar në detaje gjithë ngjarjen.

“Gjatë luftës, kur kam ardhur në Velika Kolludër, jam njoftuar nga gjyshja, se një grup i civilëve shqiptarë është nisur këmbë dhe ka mbërritur deri në fshatin Malla Kolludra, në malin ‘Orlujak’ të këtij fshati. Këtë grup e ka hetuar fshatari Jovica Utviq (Buçak-Artemije). Menjëherë i ka ndalur dhe i ka urdhëruar që t’ia jepnin krejt paratë që kanë me vete dhe gjërat tjera me vlerë, arin. Ata ia kanë dhënë, me shpresën se Jovica do t’i lëshonte që të shkojnë për në Ulqin, siç kishin thënë civilët shqiptarë. Pasi që ua mori paratë, Jovica i ka urdhëruar që të vazhdojnë tutje, por menjëherë pasi ia kanë kthyer shpinën, e ka zbrazur gjithë karikatorin (30 fishekë) në ta dhe i ka shqyer dhe vrarë. Disa njerëz të tjerë që ndodheshin aty kanë vrapuar për t’u ndihmuar atyre, pasi që Jovica i kishte vrarë, ndërsa njëri prej tyre ka shkuar dhe e ka lajmëruar rastin te policia, e cila menjëherë ka ardhur për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia i ka urdhëruar ata: “Këta njerëz që i keni vrarë groposni”. Jovica Utviq, të njëjtën ditë, pasdite ka marrë një qerre me qe nga vjehrri i tij, i cili nuk ka qenë në shtëpi. Ai nuk ka treguar se për çfarë i duhej qerrja me qe, ndërsa bashkë edhe me 5 njerëz të tjerë, i ka ngarkuar kufomat dhe i ka groposur në një vend ku nuk kalon askush, poshtë fshatit Malla Kolludra. Pasi që “gazda” i qeve nuk ndodhej në shtëpi, vëllai i tij, Miko Bishevac, i ka marrë edhe dy njerëz të tjerë nga fshatri Crepulë, me mbiemrin Gjuriq dhe një tjetër të fshatit Prevllakë, njëfarë Vukajloviq, i cili tani punon në shkollën fillore ‘Jovan Cvijiq’ në Zubin-Potok. Në hapjen e gropës kanë marrë pjesë 5 veta dhe asnjë më shumë. Policia dhe ushtria nuk u kanë ndihmuar atyre për ta hapur gropën”, u ka deklaruar Tepavac hetuesve policorë. Deklarata e Tepavacit është përkthyer edhe në gjuhen angleze.

atje. Komandanti i Policisë i kishte lënë të lirë ata, por tre shqiptarët kishin hezituar të dilnin nga stacioni, për shkak të pranisë së madhe të paramilitarëve serbë, nga të cilët frikësoheshin se do t’i vrisnin posa të dilnin nga stacioni policor.

Atëherë, komandanti kishte urdhëruar një polic, që me veturë të policisë t’i dërgojë ata deri në Koshtovë të Mitrovicës.

Ndërkaq, tre të tjerë të grupit, Xhafer Behrami nga Kotorri, Shaban Abazi nga Klledernica dhe prof. Demir Ahmeti nga Radisheva, të gjithë të komunës së Skenderajt, kishin ecur më përpara. Ata kishin arritur deri në fshatin serb Dreth të Zubin-Potokut dhe aty nga ata ishte ndarë prof. Demir Ahmeti, për fatin e të cilit nuk dihet as tani, por dyshohet se edhe eshtrat e tij ndodhen në varrin masiv në Malla Kolludra. Dy të tjerët, Xhafer Behrami dhe Shaban Abazi, kanë arritur të ikin dhe të kthehen në Klledërnicë, fillimisht e pastaj, në Kotorr.

Të groposur në varrin masiv në Malla Kolludra ndodhen eshtrat e 23 civilëve të grupit, i njohur si grupi i Idriz Rrecit: Idriz Rreci, prof. Demir Ahmeti, dr. Fatmir Fazliu, Sahit Barani, Shaqir, Samir, Xhemail, Salih, Naser, Zymer, Tahir, Selim, Bekim dhe Xhevdet Mëziu, të gjithë komunës së Skënderajt, dhe Ali Haliti, dr. Adem Ademi, Adem Beqiri, Hasan Dërvari, Shaip, Mahir, Faton, Shkelzen dhe Nazim Ujkani, të komunës së Mitrovicës. /Indeksonline/

Related posts

A e keni ditur që hudhra e shëron këtë virus

dardanianews

Media në Serbi: Greqia shumë afër për t’i thënë ‘Po’ Amerikës për ta njohur Kosovën

dardanianews

Sondazh: Sa duhet të jetë paga minimale në Kosovë?

dardanianews