9.2 C
New York
April 20, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Izetbegoviq e çon në këmbë Serbinë, kështu e quajnë deklaratën e tij

Bakir Izetbegoviq, kreu i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), ka deklaruar se “Serbia me veprimet e veta dëshmoi se nuk ka të drejtë të sundojë mbi Kosovën”. Këtë mediet serbe e quajnë fyerje brutale, shkruan “Alo”.
“Shteti i Serbisë me shembuj ka dëshmuar se nuk ka të drejtë të sundojë Kosovën. Këtë ata ia kanë bërë vetvetes kur bëhet fjalë për Kosovën, Kosova ishte autonome, ndërsa Sprska është një etnitet duke ju falënderuar Kushtetutës që nesër mund të ndryshojë dhe jo marrëveshjes paqësore të Drejtonin, prandaj këto dy çështje nuk mund të krahasohen”, tha Izetbegoviq.

Duke fol për raportet mes Serbisë dhe BeH, ai nënvizoi se pala serbe e udhëhequr nga Millosheviq e Karaxhiç kanë kryer spastrim etnik ndaj jo-serbëve të gjysmës së Bosnjës dhe Hercegovinës. “Serbia ka bërë llogore, ka dhunuar dhe ka vrarë duke rrënuar të gjitha gjurmët e ekzistimit të dy popujve tjerë. E njëjta palë dhe i njëjti regjim dhe të njëjtat krime i ka kryer në Kosovë. Nuk ka të drejtë historike, morale as juridike në të cilën mund të barazohen të drejtat e serbëve në BeH dhe shqiptarëve në Kosovë”,ka thënë Izetbegoviq.

Ai konsideron se Serbia duhet përfundimisht të përballet me atë që ka bërë dhe të kërkojë falje edhe në Kosovë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Related posts

Nga sot, profesionistëve shqiptar u hapet rruga për punë në Gjermani

dardanianews

Sikur të kisha lind për s’dyti: Katolikja 23 vjeçe konvertohet në islam

dardanianews

Publikohet videoja skandaloze: Kryetari i Kukësit kryen marrëdhënie brenda zyrës së tij

dardanianews