8.8 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Donika Gërvalla, reagon ashpër për incidentin ne parlament

Sulmi i djeshëm ndaj Kryetares së Kuvendit të Kosovës është skandaloz më së paku për faktin që ishte sulm i një mashkulli primitiv ndaj një femre dinjitoze, një nëne dhe një profesoreshe.
Sulmi i djeshëm paraqet një sulm të palejueshëm ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucionit më të lartë të vendit, të zgjedhur direkt me votat e qytetarëve. Para syve të të gjithëve, me kamera të ndezura. Nuk duhet shumë imagjinatë për të përfytyruar se çfarë bëjnë këta kur mendojnë që nuk i sheh kush.
Që “Lidhja” e Isa Mustafës e ka humbur tërësisht orientimin e sheh edhe në heshtjen që i ka kapluar mbrëmë dhe sot përgjegjësit kryesorë të kësaj partie, duke filluar që nga kryetari dhe nënkryetarët e partisë e duke përfunduar me kryeministrin kukull dhe ministrin e tij të brendshëm. Për femrat në kryesi dhe në Kuvend të mos flasim fare, ato janë aty pikërisht sepse as nuk i pyet njeri dhe as nuk i dëgjon njeri për asgjë.
Nëse Sejdiu dhe Daci e ndanë LDK-në në dy pjesë, Isa Mustafa me njerëzit e tij LDK-në e bënë copë-copë. Struktura bazë, pra nëndegët, janë pajtuar ndërkohë me shkatërrimin total të LDK-së dhe nuk iu ndihet zëri.
Zgjedhjet e ardhshme vërtet do ta fundosin LDK-në, dhe këtë ndërkohë e di gjithkush. Ndryshe nuk shpjegohet shfrenimi dhe nervoza në debatet publike të atyre pak mbështetësve të këtij kursi të “Lidhjes” së Isa Mustafës. Në mungesë të një alternative serioze për votuesin tradicional dhe të mirëfilltë të LDK-së, ky përsëri do të mbetet jetim dhe i papërfaqësuar në Kuvend dhe Qeveri. Mungesa e një partie të mirëfilltë të qendrës, Kosovës edhe për shumë vite do t’ia zgjasë mungesën e stabilitetit politik.

Related posts

Pas eliminimit të ministrit rus të Mbrojtjes Shoigu, a është në radhë ekzekutimi i ministrit Lavrov?

dardanianews

Piloti i parë në Evropë që e njeh Kur’anin përmendsh

dardanianews

Duartrokitet Gërvalla në Londër kur kritikon pjesëmarrjen e Daçiçit në konferencë kundër dhunës seksuale: “Pse flet ky njeri, ka qenë dora e djathtë e Millosheviçit”

dardanianews