September 16, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Dorëheqje masive në PDK, në mesin e tyre edhe Enver Hoxhaj

U.d i kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryesia e kësaj partie kanë dhënë dorëheqje nga pozitat për shkak të mbajtes së konventës së 3 korrikut.

Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj në një konferencë për media.

“Pritjet nga PDK-ja janë të mëdha, në rend të parë nga strukturat dhe qytetarët e Kosovës dhe si të tillë nuk guxojmë të heshtim e të mbyllemi. Përkundrazi duhet t’i prijmë ndryshimit, opozitbërjes aktive ndaj këtij pushteti që synon ta tjetërsojë çdo të arritur të shtetit vetëm e vetëm se është bërë në kohën e udhëheqjes së PDK-së, ta ndalim degradimin e mëtejmë; ta pengojmë izolimin e Kosovës e t’i mirëmbajmë raportet me miqtë tanë perëndimorë. Duhet ta nxjerrim më të mirën nga ne, t’i hapim dyert për të rinjtë profesionistë e me vlera kombëtare e profesionale; dhe të kujdesemi për më të vjetrit që ta japin kontributin e tyre aty ku munden dhe ku duhet. Shoqëria jonë në Kosovën e vitit 2021 ka ndryshuar; këtë ndryshim duhet ta përqafojë dhe reflektojë PDK-ja por pa harruar asnjëherë bazën e themeluesve të saj që buron tek lufta e UÇK-së për liri e pavarësi.”, ka thënë Hoxhaj.

 

Related posts

Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë në bord

dardanianews

Trupi i pajetë i Fatonit niset për në Kosovë, PortaliMagazina siguron fotografinë e arkivolit të të ndjerit (Foto)

dardanianews

Në Francë shërohen 78 nga 80 pacientë të kuruar, mjeku Raoult zbulon shpëtimin nga koronavirusi

dardanianews