8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Dy ditë pasi e kritikoi qeverinë Kurti, Glauk Konjufca shkarkon nga puna motrën e gruas së Sylejman Selimit

Ministri në detyrë i MPJ-së, Glauk Konjufca, ka marrë vendim që ta shkarkoj nga detyra edhe motrën e gruas së ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, vetëm dy ditë pasi ajo e kishte kritikuar, kryeministrin në detyrë,Albin Kurtin.

Fshesës së ministrit në detyrë të MPJ-së, Glauk Konjufcës, nuk i kanë shpëtuar as familjarët e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit e cila ishte pjesë e stafit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Holandë.

Ky veprim nga shefi i diplomacisë, vjen pasi që gruaja e Sylejman Selimit, kishte kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Ti nuk ishe për ndryshim. Ti nise ta luash rolin e perëndisë’, kishte shkruar Kimete Selimi dy ditë më parë, shkruan gazeta metro.

Yllka Gecit, e cila është motra e bashkëshortes së Sylejman Selimit, që si staf diplomatik ishte pjesë e Ambasadës së Kosovës në Holandë, i ka shkuar tashmë vendimi i Konjufcës për t’u kthyer në fund të qershorit.

Related posts

Këtu mund t’i gjeni rezultatet e KQZ’së për secilën komunë

dardanianews

MISIONI KATOLIK SHQIPTAR NË LUZERN DHE SHOQATA HUMANITARE “NËNË TEREZA” JU FTOJNË NË MBRËMJEN KULTURORE

dardanianews

Humbje e madhe për Putinin, luftanija e rëndësishme “Moskva” i fundoset në Detin e Zi

dardanianews