24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Lajme

Dy vite pa Liridonën, vëllai prek me postimin, përmend djemtë e saj

Sot shënohen dy vjet nga vrasja e Liridona Ademaj.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka postuar një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen e familjes dhe duke kërkuar vazhdimisht drejtësi për motrën e tij.

Në postimin e tij, Leonardi shpreh mallin e madh për mungesën e Liridonës, duke theksuar se jeta e familjes nuk është më e njëjta pa praninë e saj.

“Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote motër. Malli për ty shtohet çdo ditë, mungesa jote vërehet në çdo kohë. Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin që ti nuk je më në mesin tonë. Na ka marrë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njëjtë.”

Ai gjithashtu adreson kriminelët, duke u zotuar se familja do të luftojë deri në fund për të siguruar që ata të marrin dënimin e merituar.

“Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilët padrejtësisht të morën nga ne. Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.”

Postimi shoqërohet nga një fotografi e Liridonës, e cila i ka dhënë zë dhe peshë emocionale kësaj përvjetori tragjik.

Familja Ademaj, së bashku me fëmijët e saj, Diar dhe Dion, vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Liridonës, teksa pret që procesi ligjor të përfundojë me dënimin e autorëve të krimit. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Këtu mund t’i gjeni rezultatet e KQZ’së për secilën komunë

dardanianews

Berat Buzhala: Sali Berisha është kalibër special, i pari që foli në Shtëpinë e Bardhë për Kosovën

dardanianews

Paralajmëron Naser Ramadani: Do të merren masa që nuk janë parë deri tani

dardanianews