21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

E fundit: Ukraina do të sulmojë forcat ruse për ta rimarrë Krimenë

Ukraina po përgatitet të sulmojë gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014 dhe është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi, sipas një zyrtari qeveritar.

“Ne kemi aftësi kundër anijeve dhe herët a vonë do të synojmë flotën”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Volodymyr Havrylov gjatë vizitës në Londër.

“Rusia do të duhet të largohet nga Krimea nëse dëshiron të ekzistojë si shtet”, tha ai, raporton thetimes.

Havrylov tha se çlirimi i ishullit të gjarpërinjve, i cili u pushtua nga Moska në ditët e para të pushtimit, ishte hapi i parë.

“Ne jemi të gatshëm t’i shënjestrojmë ata përgjatë gjithë Detit të Zi nëse kemi mundësi”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar duke thënë se deklaratat e Havrilovit konfirmojnë domosdoshmërinë e një “operacioni special ushtarak”.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme drejt Ukrainës duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima. /Telegraf

Related posts

Kurti e shkarkon Agim Veliun, thotë se përhapi panik mbrëmë

dardanianews

Politikanët në Kosovë që jetojnë me dy gra

dardanianews

Financial Times: Ukraina arrin marrëveshje për një plan shumë-shtresor të zbatimit të çdo armëpushimi me Rusinë

dardanianews