July 11, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Presidenti Erdogan: Turqia ka ushtrinë tokësore më të madhe në Evropë, jemi të pranishëm edhe në Kosovë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar rolin ushtarak të Turqisë brenda NATO-s, duke deklaruar se vendi i tij zotëron ushtrinë tokësore më të madhe në Evropë dhe forcën e dytë më të madhe tokësore në të gjithë Aleancën, pas Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Ankara, Erdoğan tha se Turqia është ndër vendet që japin kontributin më të madh në operacionet, misionet dhe stërvitjet e përbashkëta të Aleancës.

Ai përmendi konkretisht praninë dhe angazhimin ushtarak turk në Kosovë, në rajonin e Detit të Zi, në vendet baltike dhe në zona të tjera strategjike.

“Ne kemi ushtrinë tokësore më të madhe në Evropë dhe ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Jemi ndër aleatët që japin kontributin më të madh në misionet e Aleancës në Kosovë, Detin e Zi, rajonin baltik dhe më gjerë”, deklaroi Erdoğan.

Presidenti turk theksoi se siguria e krahut juglindor të NATO-s është mbështetur prej dekadash te kapacitetet ushtarake dhe pozicioni strategjik i Turqisë.

Erdoğan kërkoi gjithashtu që mes vendeve aleate të hiqen kufizimet dhe pengesat në bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke argumentuar se përjashtimet dhe ndarjet brenda Aleancës dobësojnë sigurinë e përbashkët.

Turqia është aktualisht një nga kontribuueset kryesore në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa luan një rol të rëndësishëm edhe në sigurinë e rajonit të Detit të Zi.

Related posts

Skandaloze, pronari i picerisë në Sarandë i ngacmon të dashurën dhe i sulet me thikë turistit – pamjet

dardanianews

Foreign Policy: Çfarë ndodh nëse Putin humbet luftën në Ukrainë?

dardanianews

Ish-komandant i UÇK-së – Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në motel në Ferizaj

dardanianews