14.2 C
New York
December 11, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

E padëgjuar më parë nga ish-komandanti i Koshares: Cekaj, Adem Jashari, Ramadani, Pajaziti e vëllezërit Haradinaj u bën një rresht për këtë projekt të Rugovës

Kosova kujton me nderime 21-vjetorin e Betejës së Koshares dhe të rënët në atë betejë. 9 prilli 1999 është një datë shumë domethënëse për Kosovën, pasi kjo datë shënon rënien e kufirit Kosovë-Shqipëri, që ndante shqiptarët nga shqiptarët.

Fitorja e betejës së Koshares pati rëndësi edhe ushtarake, pasi UÇK-së iu hap rruga e armatimit dhe e mbështetjes logjistike të saj. Ajo ka qenë një nga betejat më të përgjakshme e më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rëndësia e saj qëndron në faktin edhe për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit ushtarak, terrenin e vështirë ku u zhvillua dhe nga suksesi i arritur.

Në këto ditë kujtese për Luftën e Koshares luftëtari i asaj beteje të fuqishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hisen Berisha kujton kohen e betejës dhe luftën që kishin zhvilluar e çka i kujton atij një datë kaq e rëndësishme si 9 prilli.

“Çdo përvjetor i Koshares për ne luftëtarët e drejtuesit e asaj beteje sjellë një përzierje ndjenjash mes dhimbjes për bashkëluftëtaret dëshmor që i përkujtojmë, krenarisë e madhështisë që të jep qenia në nivel të përgjegjësisë historike, kushtetuese, morale e kombëtare në ditët e vështira për Kosovën e popullin e saj. Ndjenja me sfiduese është nëse në këto përvjetorë arrimë të shkojmë më vlera të raportueshme nga puna e përkushtimi ynë për sendërtimin e vlerave të lirisë që burojnë nga amaneti i sakrificës se dëshmorëve” ka thenë Berisha.

Luftëtari lirisë dhe betejës se Koshares i cili aktualisht është pjesë e Partisë Dempokratike të Kosovës thotë se Vetëm kur jemi të ndërgjegjshëm se me punën tonë kemi kontribuar në avancimin e shtetit të Kosovës në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe kemi ruajtur e stabilizuar më tej sovranitetin politik, integritetin territorial dhe subjektivitetin rajonal e ndërkombëtar të Kosovës si shtet i barabartë në mes të barabartëve, i përballojmë me burrërisht këto përvjetorë.
“Ketë ndjesi përgjegjësie të jep fakti historik i të qenurit përkrah heronjve të mëdhenj të organizimit politik e ushtarak dhe luftës për liri si Sali Ceku, Adem Jashari, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Sadri Zeneli e vëllezërit Haradinaj që u bëmë një rresht luftarak për të realizuar projektin politik të presidentit të lavdishëm të Kosovës Ibrahim Rugova deri te liria dhe Pavarësia e Republikës se Kosovës.

Pas dy dekadash mund të thuhet se në Kosove është bërë mirë që nq qershorin e vitit 1999 qq kur ska me regjim të Serbisë në Kosovë. Nga ajo ditë çfarëdo që bëjmë në të mire të shtetit dhe qytetarëve nuk është mjaft. Kosova ka shumë për të berë ne rrugën përpara” ka deklaruar për “Bota Sot” ish luftëtari Hisen Berisha.

Ai ka thenë se nuk është kjo Kosova e pritjeve tona.

“Ka mundur të behët më shumë e më mirë. Vetëm duhet një klase politike e ndërgjegjësuar dhe e përkushtuar për shtet e popull. Kosova nuk guxon të mbetet në tentativë të protagonizmit të vet ekonomik zhvillimor as faktoritetit ushtarak si ofrues i sigurisë e stabilitetit politik në rajon e në botë. Kosova nuk guxon të mbetet në defanzive diplomatike por mbi argumente të mbështetura ndërkombëtarisht nga GJND, duke u integruar në të gjitha strukturat politike, ekonomike e të sigurisë si subjekt i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ndaj mesazhi që dua të përçoj të çdo qytetar i Kosovës është se i terë kombi duhet unifikuar për rreth çlirimtareve edhe ta kapërcejmë edhe pjesën finale të shtegut të bërjes se Kosovës shtet i pavarur e sovran.

Sali Çeku me urtësinë, mençurinë, maturinë e tij na e mësoj si behet unifikimi i faktorëve ushtarak e politik kur duhej të ishim në rresht për ta fituar lirinë. Ne na mbetet të unifikohemi ne luftën për ta fituar paqen dhe tua lemë trashëgimi veprën e dëshmorëve dhe Kosovën e paprekur” ka thënë për “Bota Sot” ish luftëtari i Betejës se Koshares Hisen Berisha i cili gëzon një respekt nga të gjithë.

Related posts

Ekskluzive: Pamje kur u godit me veturë dhe u rrah për vdekje 18 vjeçari nga Podujeva

dardanianews

Vjen një lajm i madh për Kosovën: Mirësevini në Gjermani pa ndalesa!

dardanianews

Faton Bislimi i LDK-së iu dërgon letër kongresistëve amerikanë që i shkruan Bidenit për Serbinë: Tërhiqni nënshkrimet, aty ka të pavërteta

dardanianews