6.8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

E quajti përkthyese të Hashim Thaçit, Vjosa Osmani e bën horë Astrit Haraqin

Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqia ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ndërsa e ka thënë se Vjosa Osmani është përkthyese dhe është shkolluar nga Hashim Thaçi.

Në një debat në RTV Dukagjini, Haraqija ka thënë se shumica e deputetëve sot po merren me Thaçin se sa me punët e tyre që duhet t’i kryenin.

Ai ka akuzuar Vjosa Osmanin, se e ka braktisur kohë më parë presidentin Fatmir Sejdiu, ndërsa edhe tani po e bën të njejtën me Isa Mustafën.

Haraqija ka thënë se Vjosa Osmani është shkolluar në SHBA në kohën kur ishte në zyrën e presidentit Fatmir Sejdiu, pasi në atë kohë e kishte dërguar qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

“Zonja Osmani ka punuar në zyre të presidneit Fatmir Sejdiu dhe prej aty ka fituar bursat amerikane dhe në atë kohë ka qenë kryeministër Hashim Thaçi dhe qeveria ka zgjedhur studentët për t’i dërguar në SHBA, sipas marrëveshjes që kishin me universitetet amerikane”, ka thënë Haraqija.

Gjatë debatit Haraqija vazhdimisht i ka quajtur si “përkthyes” Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

E Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar padi ndaj ish- ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija.

“Do të padis, e shihemi në Gjykatë”, e ka paralajmëruar Vjosa Osmani Astrit Haraqinë, unë bursën e kam marrë direkt nga Qeveria e SHBA-së”, ka thënë Osmani.

Related posts

Albulena Haxhiu tregon se kur do të formohet Qeveria Kurti 2, flet dhe për emrat e ministrave

dardanianews

Nga arkivi i Clintonit del deklarata e Rugovës në SHBA: Si e njoftoi botën në vitin 1993 me terrorin e Serbisë

dardanianews

Asamblisti i Vetëvendosjes në Zveçan ‘godet’Qeverinë e Albin Kurtit: Turp se si veriu u la jashtë dore

dardanianews